LAJMI I FUNDIT:

Shefat Isufi nuk arrin ta fitojë titullin WBO

Shefat Isufi nuk arrin ta fitojë titullin WBO
Billy Joe Saunders dhe Shefat Isufi (Foto: Luke Walker/Getty Images/Guliver)

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, nuk ka arritur ta mposhtë anglezin Billy Joe Saunders, në meçin e zhvilluar për titullin WBO në kategorinë super të mesme.

Në përballjen e zhvilluar në Lamex Stadium në Stevenage të Anglisë, britaniku e fitoi titullin vakant me vendim unanim të gjyqtarëve.


Gjyqtarët vendosën në favor të Saunders duke i ndarë pikët në këtë mënyrë: 120-108, 117-111 dhe 118-110.

Gjatë duelit, kundërshtari tregoi nivel më të lartë se Isufi, por ky i fundit e pati një moment shumë të mirë në raundin e gjashtë, porse britaniku shpëtoi për të fituar më pas me pikë.

Shefat Isufi dhe Billy Joe Saunders (Foto: Luke Walker/Getty Images/Guliver)

Kjo ishte fitorja e 28 për Billy Joe Saunders, i cili numëron po aq duele. Ndërsa për boksierin nga Lugina e Preshevës, kjo ishte humbja e katërt në karrierë. Ai i ka regjistruar 27 fitore (20 me nokaut) dhe në dy raste ka përfunduar baras. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori