LAJMI I FUNDIT:

Shea e quan inkurajues bashkëpunimin ushtarak Kosovë – Kroaci – Shqipëri

Shea e quan inkurajues bashkëpunimin ushtarak Kosovë – Kroaci – Shqipëri

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea ka folur për deklaratën e cila u nënshkrua disa ditë më parë në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Shea ka thënë se është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe.

“Të tre vendet e kanë bërë të qartë se marrëveshja e tyre e mbrojtjes nuk është e drejtuar kundër Beogradit, por është krijuar për të rritur bashkëpunimin mes tyre. Është domethënëse që vendet e tjera në rajon kanë treguar shpejt një interes për t’iu bashkuar marrëveshjes trepalëshe. Është inkurajuese që vendet e rajonit po marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe e bëjnë këtë duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Shea, për RTK.


Eksplorimi i zhvillimit dhe blerjes së kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, ndarja e eksperitzave më të mira në rekrutim, zhvillim dhe mbajtjen e personelit për të rritur kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse, stërvitje të përbashkëta, forcimi i hapave kundër kërcënimeve hibride, shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës për parandalim dhe mbështetja e Kosovës për marrjen e statusit të saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Këto janë disa nga pikat që përfshin deklarata e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan më 18 mars në Tiranë.

Marrëveshja e plotë u publikua nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, më 22 mars, i cili shkroi në X se në historinë e saj, Tirana nuk ka precedent për marrëveshje apo traktate të fshehta në dëm të fqinjëve, “siç e kanë pasur shtetet e tjera”.

Aleanca ushtarake, edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës publikon Deklaratën e nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë
Lexo po ashtu Aleanca ushtarake, edhe Ministria e Mbrojtjes së Kosovës publikon Deklaratën e nënshkruar me Shqipërinë dhe Kroacinë

“Serbia, duke ndjekur prej dy vjetësh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga Qeveria serbe”, shkroi ai.

Marrëveshja për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Kosovës dhe dy shteteve anëtare të NATO-s, Shqipërisë dhe Kroacisë, ka katër pika.

Pika e parë ka të bëjë me promovimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin në industrinë përkatëse.

Aty thuhet se tri shtetet do të eksplorojnë zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, me qëllim që të rrisin gatishmërinë e forcave të tyre ushtarake. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ashtu zotohen që do të identifikojnë hapësira për bashkëpunim n industrinë e mbrojtjes, duke nxitur qasjen në burime dhe zinxhir furnizimi me qëllim që të kenë një industri konkurruese dhe të qëndrueshme të mbrojtjes.

Serbia e ka kritikuar nismën e bashkëpunimit mes tri vendeve, duke e parë si kërcënim për “integritetin terrorial të saj”. Beogradi, që menjëherë kërkuar shpjegim nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e nismës, po ashtu ka akuzuar dy shtetet për nisje të një gare armatimi në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka cilësuar kundërshtimet e Serbisë për nismën e bashkëpunimit të mbrojtjes si “shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit”, e cila, sipas MPJD-së, “parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera”.

“Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si ‘garantuese e paqes në Ballkan’ është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit”, tha MPJD-ja më 19 mars.

Kroacia i është përgjigjur kritikave të Serbisë, duke thënë se ka kaluar koha kur Zagrebi kërkonte leje nga Beogradi se si të vepronte dhe me kë të bashkëpunonte.

Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kanë thënë se nisma mund të zgjerohet me shtete tjera, duke përmendur këtu mundësinë që Bullgaria të bëhet pjesë e saj.

Ndërkaq, Mali i Zi ka thënë se nuk ka qenë i ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar ditë më parë marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në Shqipëri nga tre ministrat e mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Pirro Vengu e Ivan Anushiq.

E sot ministritë përkatëse kanë nisur me publikimin e Deklaratës së nënshkruar.

Teksti i plotë i deklaratës më pas u publikua edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Lajme
Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Politikë
Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Lajme
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe i dërgon mesazh Serbisë: Mos e provoni përsëri

Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, dhe i dërgon mesazh Serbisë: Mos e provoni përsëri

Lajme
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Drejtësi
Kalo në kategori