LAJMI I FUNDIT:

SHBA urdhëron Kinën ta mbyll konsullatën në Houston, shihet tym i zi duke dalë nga oborri i saj – dyshohet se punonjësit e saj po djegin dokumente

SHBA urdhëron Kinën ta mbyll konsullatën në Houston, shihet tym i zi duke dalë nga oborri i saj – dyshohet se punonjësit e saj po djegin dokumente

Kina ka njoftuar sot që Washingtoni befasisht dhe pa ndonjë shpjegim ka kërkuar të mbyllet konsullata kineze në Houston të Teksasit, gjë që Pekini zyrtar e ka dënuar ashpër këtë veprim duke kërcënuar me masa të reciprocitetit, shkruan Reuters.

Përfaqësuesi i ministrisë së Punëve të Jashtme i Kinës, gjatë një konference të përditshme për media ka deklaruar se SHBA-të kanë njoftuar Kinën se duhet ta mbyllë konsullatën e saj në Houston, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale në Houston kanë njoftuar se zyrtarët e ambasadës kineze, gjatë natës kanë djegur dokumete në oborrin e konsullatës kineze.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka deklaruar se konsullata është mbyllur për të “mbrojtur pronën intelektuale amerikane dhe informacionet private të amerikanëve”, shkruan AFP.

“Konventa e Vjenës thotë që diplomatët duhet të ‘respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit nikoqir’ dhe se ‘obligohen të mos përzihen në punët e brendshme të atij shteti’”, shtoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

E policia në Houston ka shkruar në Twitter se kanë vërejtur tym duke dalë nga oborri i konsullatës kineze, por se me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policisë nuk ishte lejuar hyrja në hapësirat e konsullatës.

Një video amatore autenticiteti i të cilës ende nuk është konfirmuar, shihen disa persona duke djegur dokumente, ku pretendohet se janë punonjës të konsullatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

“400 vjet trashëgimi kulturore daneze në flakë” - një zjarr përfshin një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Evropa
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Kalo në kategori