LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të: Presim reforma në shumë sfera në Maqedoni

SHBA-të: Presim reforma në shumë sfera në Maqedoni

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë, duke uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe shumicën parlamentre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Si mike dhe partnere e Maqedonisë, SHBA-të me padurim presin që të punojnë me qeverinë e re për plotësimin e aspiratave euro-atlantike të vendit, për zbatimin e reformave urgjente me të cilat do të forcohet sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit, liria e mediave dhe përgjegjësia e qeverisë”, thuhet në urimin e Departamentit të Shtetit.


SHBA-të presin nga Maqedonia reforma në shumë sfera./Telegrafi/