LAJMI I FUNDIT:

SHBA-së i zvogëlohet deficiti tregtar me Evropën

SHBA-së i zvogëlohet deficiti tregtar me Evropën
Tregtia SHBA-Evropë | Foto: Justin Sullivan/Getty Images/Guliver

Tregtia e Bashkimit Evropian gjatë muajit janar 2019 pati rritje vjetore prej 2.5 për qind.

Gjatë kësaj periudhe, suficiti tregtar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deficiti me Kinën, janë rritur duke shërbyer si shkak për të rritur konfliktet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, suficiti tregtar në mallra me Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit me 11.5 miliardë euro në muajin janar 2019 nga 10.1 miliardë euro që ishte në vitin paraprak. Ndërsa, deficiti tregtar i Bashkimit Evropian me Kinën u rrit në 21.4 miliardë euro nga 20.8 miliardë që ishte në vitin 2018.


Deficiti tregtar i BE-së për nëntë muaj arrin 25.2 miliardë euro
Lexo po ashtu Deficiti tregtar i BE-së për nëntë muaj arrin 25.2 miliardë euro

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është ankuar vazhdimisht për tregtinë me Evropën, duke vendosur tarifa për të kufizuar importet e çelikut dhe aluminit të kontinentit dhe kërcënuar të njëjtën gjë për makinat.

Në Eurozonë bilanci tregtar rezultoi në një suficit prej 1.5 miliard euro, në rënie nga 3.1 miliardë që ishte në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori