LAJMI I FUNDIT:

Deficiti tregtar i BE-së për nëntë muaj arrin 25.2 miliardë euro

Deficiti tregtar i BE-së për nëntë muaj arrin 25.2 miliardë euro

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian ka një deficit prej 25.2 miliardë euro në periudhën janar-nëntor të vitit 2018.

Eurostat thotë se eksportet e mallrave të BE-së janë rritur me 4.7 për qind nga viti paraprak, duke arritur në shifrat prej 1.8 trilion euro në 11 muajt e fundit të vitit të kaluar dhe se importet e BE-së arritën në 1.83 trilion euro, që shënon një rritje vjetore me 6.7 për qind.


Në të njëjtën periudhë, tregtia brenda bllokut 28-anëtarësh është rritur në 3.25 trilionë euro apo 5.7 për qind, përcjell Telegrafi.

SHBA-të mbeten tregu më i lartë për eksportin e mallrave të BE-së me rreth 374 miliardë euro, që është rreth 21 për qind e totalit të eksporteve, të ndjekur nga Kina, Zvicra, Rusia dhe Turqia.

Për sa u përket importeve, Kina është shteti nga ku BE-ja ka importuar më së shumti, rreth 363 miliardë euro ose rreth 20 për qind të totalit të importeve, ndjekur nga SHBA-të, Rusi, Zvicra dhe Norvegjia. /Telegrafi/