LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Rusia ka financuar Frontin Demokratik të Malit të Zi dhe Millorad Dodikun në Bosnje

SHBA: Rusia ka financuar Frontin Demokratik të Malit të Zi dhe Millorad Dodikun në Bosnje

Koalicioni politik i Frontit Demokratik në Mal të Zi, që aktualisht po negocion formimin e qeverisë së re të Malit të Zi dhe Millorad Dodik, anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë marrë shuma të majme parash nga Federata Ruse, në kuadër të përpjekjeve të Moskës që të shtrijë ndikimin jashtë territorit të saj, ka bërë të ditur një burim nga administrata amerikane, që është i informuar në detaje lidhur me rastin.

Megjithatë ky burim brenda administratës amerikane, nuk ka dhënë shumat e sakta të parave që janë ndarë nga rusët për Dodikun e Bosnjës dhe Frontin Demokratik në Mal të Zi, transmeton Telegrafi.


“Komuniteti i inteligjencës ka shënuar rritje të këtij aktiviteti nga viti 2014 e deri më sot. Ndër shembujt e paraqitur, në Bosnje, para zgjedhjeve të vitit 2018, Konstantin Malofejev ka ndihmuar fshehurazi në financimin e fushatës presidenciale të Millorad Dodikut. Ky shembull tregon se Rusia nuk e përmbushi premtimin e saj për të investuar në zhvillimin ekonomik të Republika Sprskas, por përkundrazi mundësoi korrupsionin e partisë në pushtet dhe krijoi kushte të pabarabarta për partitë opozita”, tha burimi brenda administratës amerikane.

Gjithashtu si shembull është theksuar edhe Mali i Zi dhe një prej oligarkëve më të rëndësishëm rus.

“Bashkëpunëtorët e Oleg Deripaskës kanë siguruar fonde për Frontin Demokratik në vitin 2016, dhe ndoshta para zgjedhje të vitit 2018 përmes kontratave joadekuate dhe kompanive ‘offshore’, ka shtuar burimi.

Zyrtari i lartë në administratën amerikane gjatë një konference, ku u zbuluan pjesë të raportit të inteligjencës amerikane, ka theksuar se Rusia nga viti 2014 në mënyrë të fshehtë i ka paguar mbi 300 milionë dollarë dhe se planifikon të investojë qindra miliona dollarë në partitë e huaja politike, zyrtarë dhe politikanë në më shumë se 20 vende në botë në katër kontinentet – në kuadër të përpjekjeve të Moskës që të rrit ndikimin jashtë Rusisë.

Është bërë e ditur se Shtetet e Bashkuara presin që Rusia muajve të ardhshëm të mbështet edhe më shumë në financimin e fshehtë politik, për t’i bërë ballë dhe shmangur sanksionet ndërkombëtare – që i janë vënë Rusisë si pasojë e luftës së filluar në Ukrainë.

“Përpjekjet ruse janë tentim të manipulohet nga brenda me demokracitë dhe “rusët po tentojnë t’i japin përparësi partive të caktuara politike dhe të ngufatin demokracinë në të gjitha këto vende”, bëri të ditur zyrtari amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori