LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Republikanët e nominuan Trumpin për president

SHBA: Republikanët e nominuan Trumpin për president

Republikanët me votim e kanë nominuar biznesmenin, Donald Trump, për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Votimi i mbrëmshëm i delegatëve të Konventës Kombëtare të Partisë Republikane në Klivlend të Ohajos, ishte akti madhor i një beteje të jashtëzakonshme zgjedhore, në të cilën Donald Trump dhe personaliteti i tij pompoz, u shkaktoi disfatë të 16 kandidatëve të tjerë, shumica prej tyre me përvojë të gjatë zgjedhore.

Trump tha se votimi partiak kishte sjell të arritura historike.


“Së bashku ne kemi arritur rezultate historike, me votimin më të gjerë në historinë e Partisë Republikane. Kjo është lëvizje, por ne duhet të vazhdojmë deri në fund”, tha Trump duke folur mbrëmë vonë në Konventën e Partisë Republikane, raporton Rel.

Pritet që ai ta pranoj nominimin në fjalimin në fund të punimeve të konventës nesër në mbrëmje.

Thirrjet e tij për ndaljen e hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ndërtimi i murit për ta penguar hyrjen e migrantëve meksikanë dhe komentet për femrat, janë kritikuar si përçarëse dhe ofenduese, edhe nga anëtarë me ndikim në Partinë Republikane, siç është ish-presidenti, George W. Bush.

Rivale e Trumpit në zgjedhjet kombëtare presidenciale më 8 nëntor, do të jetë ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, e cila javën e ardhshme në konventën e Partisë Demokratike pritet që ta fitoj nominimin.

Në trend Botë

Më shumë
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Kalo në kategori