SHBA ndalon shitjet e pajisjeve Huawei dhe ZTE për shkak të frikës së spiunazhit kinez
Administrata Biden ka ndaluar miratimet e pajisjeve të reja të telekomunikacionit nga Huawei Technologies dhe ZTE të Kinës, sepse ato paraqesin “një rrezik të papranueshëm” për sigurinë kombëtare të SHBA.
Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së tha të premten se kishte miratuar rregullat përfundimtare, të cilat gjithashtu ndalojnë shitjen ose importin e pajisjeve të bëra nga prodhuesi kinez i pajisjeve të mbikqyrjes Dahua Technology, firma e mbikëqyrjes video Hangzhou Hikvision Digital Technology dhe firma e telekomit Hytera Communications.
Lëvizja përfaqëson goditjen e fundit të Uashingtonit ndaj gjigantëve të teknologjisë kineze mes frikës se Pekini mund të përdorë kompanitë kineze të teknologjisë për të spiunuar amerikanët, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
“Këto rregulla të reja janë një pjesë e rëndësishme e veprimeve tona të vazhdueshme për të mbrojtur popullin amerikan nga kërcënimet e sigurisë kombëtare që përfshijnë telekomunikacionin”, tha në një deklaratë kryetarja e Komisionit Federal të Komunikimeve, Jessica Rosenworcel.
Huawei nuk pranoi të komentojë. ZTE, Dahua, Hikvision dhe Hytera nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. Rosenworcel qarkulloi masën e propozuar te tre komisionerët e tjerë për miratim përfundimtar muajin e kaluar, masë kjo e cila në mënyrë efektive ndalon firmat të shesin pajisje të reja në Shtetet e Bashkuara.
Komisioni Federal i Komunikimeve tha në qershor 2021 se po shqyrtonte ndalimin e të gjitha autorizimeve të pajisjeve për të gjitha kompanitë në listën e mbuluar.
Kjo erdhi pas një përcaktimi të pesë kompanive kineze në të ashtuquajturën “lista e mbuluar” në mars të vitit 2021 si një kërcënim për sigurinë kombëtare sipas një ligji të vitit 2019 që synon mbrojtjen e rrjeteve të komunikimit në SHBA: Huawei, ZTE, Hytera Communications Corp Hikvision dhe Dahua.
Të katër komisionerët në agjenci, duke përfshirë dy republikanë dhe dy demokratë, mbështetën masën e së premtes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle regjistron fshehurazi gjithçka që thoni - kjo është mënyra se si ta ndaloni
WhatsApp me dizajn të ri: A ju ka ardhur versioni i ri?
Apple pritet ta prezantojë iPhone 17 Slim
Bien Facebook, Instagram e Threads
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Transformer Prime sipas planit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë