LAJMI I FUNDIT:

SHBA, mbyllja e pjesshme e qeverisë sjell konfrontime politike

SHBA, mbyllja e pjesshme e qeverisë sjell konfrontime politike

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 28 dhe është e paqartë nëse po shkon drejt fundit. Ajo që shihet qartë është se situata e bllokuar po karakterizohet nga konfrontime politike.

E tillë ishte manovra e re e Presidentit Trump për të detyruar Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi të anulonte një udhëtim jashtë vendit.


Kryetarja e Dhomës, Pelosi duhej të nisej dje për një udhëtim të planifikuar Afganistan dhe Bruksel, por ajo dhe disa anëtarë të Kongresit u detyruan të kthehen në kryeqytet, pas marrjes së një letre të Presidentit Trump, i cili ua shtynte udhëtimin për shkak të mbylljes së qeverisë.

Trump e quante udhëtimin diçka që i shërbente “marrëdhënieve me publikun”.

“Duke qenë se ajo është Kryetare e Dhomës dhe meqenëse vendi është me qeveri të mbyllur, nuk mendoj se udhëtimi është i përshtatshëm”, thotë republikani McCarthy.

Kongresmeni demokrat Adam Schiff e qortoi preidentin Trump që, sipas tij, dëmtoi sigurinë e delegacionit:

“Mendoj se vendimi i presidentit për të dhënë njoftim rreth një udhëtimi që kryetarja e Dhomës bën në një zonë lufte ishte krejtësisht i papërgjegjshëm”, tha Schiff.

Vetë Presidenti Trump udhëtoi për në rajon muajin e kaluar në kushtet e sekretit të plotë për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Zonja Pelosi, si Kryetare e Dhomës vjen e treta në rangun udhëheqës të vendit, pas Zëvendës Presidentit.

Shkëmbimi i mesazheve të hidhura midis Shtëpisë së Bardhë dhe kryetares së Dhomës tregojnë se mbyllja e pjesshme e qeverisë federale, e cila po hyn në javën e pestë, nuk po sheh shenja pozitive në horizont, transmeton tch.

Mbyllja u shkaktua nga një konfrontim midis demokratëve dhe republikanëve rreth financimit të një muri përgjatë kufirit me Meksikën.

Presidenti Trump ka kërkuar më shumë se 5 miliardë dollarë para të taksapaguesve për financimin e murit, ndërsa demokratët kanë ofruar 1.3 miliardë për sigurinë e kufirit, por jo për ndërtimin e një muri.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori