LAJMI I FUNDIT:

ShBA: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohje reciproke

ShBA: Marrëveshja Kosovë-Serbi me njohje reciproke

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë kanë thënë se e mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas tyre, SHBA-ja dëshiron të shohë normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve me njohjen e ndërsjellë.


Ditë më parë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi të dobët Bashkimin Evropian (BE-në), gjersa kërkoi përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Pa inkuadrimin e SHBA-së, sipas kreut të shtetit, nuk mund të ketë marrëveshje mes dy vendeve.

Por pavarësisht kësaj SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje dhënë “Zërit”, ku thuhet se marrëveshja e arritur mes dy palëve duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se kjo kërkesë me ngulm e presidentit Hashim Thaçi, që SHBA-ja të përfshihet në procesin e negociatave, ka të bëjë me faktin që një pjesë e Departamentit të Shtetit e mbështet idenë për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithëkëtë ata vlerësojnë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të jetë ndërmjetësues i këtij procesi sado që marrëveshja finale nuk mund të ndodhë pa përkrahjen e Amerikës

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori