LAJMI I FUNDIT:

SHBA i jep Kosovës 1.1 milion dollarë për të përballuar coronavirusin

SHBA i jep Kosovës 1.1 milion dollarë për të përballuar coronavirusin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë të ditur se vendi i tij i ka ofruar Kosovës, përkatësisht Qeverisë së saj një shumë prej 1,1 milion dollarë, si mbështetje në luftën kundër coronavirusit.

Siç ka shkruar Kosnett në Twitter, këto mjete do të ndihmojnë qeverinë e Kosovës për të rritur aftësinë e reagimit për të parandaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19.

“Qeveria e Kosovës merr 1,1 milion dollarë nga SHBA për të siguruar mbështetje operacionale dhe për të rritur aftësinë e reagimit të Kosovës për të ndaluar transmetimin e mëtutjeshëm dhe për të zbutur ndikimin e COVID-19. #SëbashkuNeMundemi”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka nënshkruan sot kontratën e ndihmës prej 5 milionë eurosh për Kosovën për luftimin e COVID-19, që njihet si koronavirusi i ri.

BE-ja ndau 5 milionë euro ndihmë për Kosovën, për luftimin e COVID-19
Lexo po ashtu BE-ja ndau 5 milionë euro ndihmë për Kosovën, për luftimin e COVID-19

Përmes një video-konference, kontratën e kanë nënshkruar Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Brendan Keirnan, ndërkaq që i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.

“Jemi bashkë në këtë, dhe të bashkuar do të fitojmë”, ka thënë Apostolova.

Mjetet financiarae jane të dedikuara për nevoja të menjëhershme të Kosovës për luftimin e pandemisë së coronavirusit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë njoftuar që kjo kontratë përfshinë furnizimin me pajisje të specializuara laboratorike dhe mjete për mbrojtjen nga koronavirusi dhe trajtimin e tij, për nevojat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori