LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja i vendosi sanksione rajonit kinez për shkeljen e të drejtave të ujgurëve mysliman

SHBA-ja i vendosi sanksione rajonit kinez për shkeljen e të drejtave të ujgurëve mysliman

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nënshkroi të enjten një ligj që ndalon pothuajse të gjitha importet e mallrave nga rajoni Xinjiang i Kinës. Është një përgjigje amerikane ndaj shqetësimeve për punën e detyruar të ujgurëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Një projekt-ligj i miratuar nga Kongresi javën e kaluar ndalon importet e mallrave nga rajoni kinez nëse kompanitë nuk ofrojnë prova të verifikueshme që prodhimi nuk përfshinte punë të detyruar.


Ligji për Parandalimin e Punës së Detyrueshme Ujgure fokusohet në tre produkte – pambuku, prej të cilit Xinjiang është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë dhe domatja dhe polisilikoni, një material që përdoret për prodhimin e paneleve diellore, raporton cnbc.

Javën e kaluar, Senati votoi njëzëri që Shtetet e Bashkuara të bëhen vendi i parë që ndalon pothuajse të gjitha importet nga ky rajon kinez.

Kjo u votua pavarësisht lobimit nga kompanitë amerikane, shumë prej të cilave janë shumë të varura nga furnitorët kinezë dhe tashmë po përballen me probleme të mëdha për shkak të ndërprerjeve tregtare të shkaktuara nga pandemia e coronavirusit.

Shtëpia e Bardhë kohët e fundit vendosi të bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut në Kinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori