LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja njofton rritjen e prodhimit të naftës

SHBA-ja njofton rritjen e prodhimit të naftës
Nxjerrja e naftës, Kaliforni/SHBA | Foto: David McNew/Getty Images/Guliver

Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan ulje pasi paraprakisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan mbi planet për të rritur prodhimin në pesë vitet e ardhshme.

Nafta Brent ka filluar tregtimin me 66.51 dollarë për fuçi, që është një ulje me 0.3 për qind nga një ditë më parë. Ndërkohë marka amerikane ËTI, tregtohet me 56.57 dollarë për fuçi, një rënie me 0.15 për qind, përcjell Telegrafi.


Zhvillimet e fundit janë rrjedhojë e njoftimit që bënë dy gjigantët amerikanë të prodhimit të naftës, ExxonMobil dhe Chevron, të cilët thanë se do të rrisin prodhimin në pellgun Permian me rreth 1 milion fuçi në ditë secili, gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare.

Prodhuesi më i madh i naftës në botë ka shënuar një rekord të ri të prodhimit të naftës me 12.1 milionë fuçi në ditë. /Telegrafi/