LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja fajëson Iranin për sulmet me raketa ndaj ambasadës së saj në Irak

SHBA-ja fajëson Iranin për sulmet me raketa ndaj ambasadës së saj në Irak

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë Iranin përgjegjës për sulmet me raketa, që kanë shënjestruar të hënën ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut.

Megjithatë në përgjigje është thënë se SHBA-ja nuk do të përgjigjet me sulm.


Ushtria e Irakut ka thënë se ambasada amerikane në Zonën e Gjelbër, të rrethuar në Bagdad, është shënjestruar nga një breshëri raketash më 22 shkurt.

Në një deklaratë të ushtrisë irakiane është thënë se nuk ka viktima dhe se është raportuar vetëm për dëme të vogla të pronës, duke përfshirë makina të dëmtuara.

Zyrtarë të sigurisë së Irakut kanë thënë se tri raketa janë nisur drejt ambasadës amerikane.

Ata kanë thënë se njëra raketë ka rënë brenda perimetrit të ambasadës dhe tjetra ka rënë afër lagjes rezidenciale Harthiya, jashtë Zonës së Gjelbër.

Zyrtarët irakianë kanë thënë se raketat janë nisur nga lagjja Al-Salam në jugperëndim të Zonës së Gjelbër.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, raporton evropaelire.

Zona e Gjelbër në Bagadad strehon ambasadat e huaja si dhe Qeverinë irakiane.

Sulmet me këto raketa përbëjnë sulmin e tretë brenda një jave ku shënjestër është prezenca amerikane në Irak.

Një kontraktor që punon për koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, është vrarë dhe disa civilë janë plagosur si pasojë e sulmit me raketë jashtë Aeroportit Ndërkombëtar Irbil në veri të Irakut më 16 shkurt.

Një grup militant shiit që e quan veten Gardianët e Brigadës së Gjakut, ka marrë përgjegjësinë për atë sulm.

Ambasada amerikane ka qenë shënjestër e shpeshtë e sulmeve me raketa gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Numri i sulmeve është ulur në ditët e para të nisjes së udhëheqësisë së Joe Bidenit si president amerikan, ndonëse në javët e fundit situata ka ndryshuar.

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori