LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja dhe sauditët diskutojnë për luftën në Jemen

SHBA-ja dhe sauditët diskutojnë për luftën në Jemen

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Saudit Faisal bin Farhan, zhvilluan një bisedë në të cilën trajtuan një varg çështjesh, duke filluar nga të drejtat e njeriut dhe deri te lufta në Jemen, tha Departamenti i Shtetit.

Blinken, gjatë bisedës theksoi përparësitë kryesore të administratës së re amerikane, përfshirë të drejtat e njeriut dhe përfundimin e luftës, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një deklaratë.


Ministri i Jashtëm saudit i ka thënë Blinkenit se Riadi është i etur të bashkëpunojë me administratën e presidentit Joe Biden për të mbështetur “sigurinë dhe stabilitetin”, njoftoi Agjencia Zyrtare e Shtypit në Arabinë Saudite.

Kjo është biseda e parë mes kryediplomatit të ri amerikan me homologun e tij saudit, në të cilën gjithashtu u diskutua për antiterrorizmin dhe bashkëpunimin për të parandaluar sulmet kundër Arabisë Saudite, tha Price.

Më parë, presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se administrata e tij do të ndalë mbështetjen për “operacionet ushtarake” në Jemen nga ana e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Shumë ligjvënës demokratë dhe republikanë kanë kërkuar që Uashingtoni t’i japë fund përfshirjes ushtarake në konflikt.

Jemeni është përfshirë në një luftë civile më 2015 nga e cila kanë mbetur të vrarë më shumë se 100.000 njerëz.

Shumica e popullsisë në Jemen është në prag të urisë.

Konflikti zhvillohet ndërmjet grupit Huthi të cilët mbështeten nga Irani dhe qeverisë së mbështetur nga sauditët.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se synojnë të revokojnë një emërtim terrorist për lëvizjen Huthi në përgjigje të krizës humanitare të Jemenit.

Biden tha më 4 shkurt se lufta, e konsideruar si një konflikt ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, “duhet të marrë fund”. Ai gjithashtu emëroi diplomatin veteran të SHBA-së, Timothy Lenderking si të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Jemenin. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori