LAJMI I FUNDIT:

SHBA e 31-ta në botë, për shpejtësinë e internetit

SHBA e 31-ta në botë, për shpejtësinë e internetit

SHBA-ja është shtëpia e shumë gjërave të mëdha, duke përfshirë edhe shkallën e lartë të depërtimit dhe qasjes në Internet, në mesin e zhvillimeve tjera në këtë vend.

Por nëse i kushtohet vëmendje e duhur internetit të ofruar në ekonominë më të fuqishme të botës mund të thuhet se në përgjithësi SHBA ka ngecje në aspektin e inovacionit, edhe pse ky është shteti i cili fillimisht e ka zbuluar internetin, dhe ka një dominim të madh në të.

Bazuar në rezultatet e një studimi të kohëve të fundit të publikuar nga kompania Ookla, e cila është krijuese e shërbimit SpeedTest, thuhet se SHBA ka mbetur prapa sa i përket shpejtësisë së internetit, dhe renditjes së shpejtësisë së internetit në nivel global.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 31-të sa i përket normës mesatare të shkarkimit në internet, ndërsa SHBA mban vendin e 42-të për shpejtësinë mesatare të ngarkimit në internet.


Për kapacitetet e ofruara të internetit, SHBA tani renditet pas Hungarisë, Sllovakisë dhe Estonisë, një statistikë e cila nuk ka asnjë kuptim për shumicën, kur dihet se SHBA është vendi kryesor i teknologjisë dhe inovacionit modern, i cili është i shpërndarë dhe ka ndikim të jashtëzakonshëm në tërë botën. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Kalo në kategori