Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë shprehur shqetësimet e tyre të mërkurën pas raportimeve se zyrtarë të drejtësisë shqiptare kanë marrë kërcënime me jetë.
Reagimi i tyre vjen pas raportimeve në media shqiptare se një bashkëpunëtor i drejtësisë ka rrëfyer se një “prej bandave kriminale që vepron në Lushnje ka bërë plane për të vrarë dy prokurore dhe një avokat.”
Ambasada e SHBA-së në Tiranë tha të mërkurën në një reagim se “një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratikë amerikane në Tiranë”.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë thirri një mbledhje urgjente këtë javë, ku vendosi ta riorganizojë mbrojtjen e prokurorëve.
Ambasada amerikane kërkon që “hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcënime apo kanosje”.
Edhe zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë kërkoi angazhimin e autoriteteve shqiptare për t’i hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për t’ië mbajtur përgjegjës autorët.
Ndërkaq, ambasada britanike theksoi se “të gjithë ata që punojnë në sistemin e drejtësisë duhet të jenë të lirë ta kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore”.
Të hënën, pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i këtij institucioni, Alfred Balla, tha se do të kërkohet ndryshimi i disa vendime të Këshillit të Ministrave për të ofruar më shumë mbrojtje për prokurorët.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u zotua se Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës “do të rrisin masat e sigurisë për zyrtarët e drejtësisë.”
Personi që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, Artan Tafani, u arrestua më 28 shtator dhe rrëfeu për 16 ngjarje kriminale, mes të cilave gjashtë vrasje.
Policia tha se katër vrasje janë kryer në Shqipëri, ndërsa dy të tjera në Greqi.
Tafani pretendon se ekzekutimet janë kryer me urdhër të Laert Haxhiut, kreu të bandës pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë.
Ai pretendon se Haxhiu kishte kërkuar vrasjen e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurores së Lushnjës, Mirela Selimi, për shkak të hetimeve që kishin kryer ndaj tij dhe bandës që drejtonte.
Haxhiu u arrestua më 23 maj të këtij viti në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale. Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën për ekstradim, ndërsa prokuroria ka bërë ankesë.
Autoritetet në Shqipëri kanë deklaruar se do t’i vazhdojnë përpjekjet për ekstradimin e tij për ta sjellë para drejtësisë për të gjitha krimet që dyshohet se i ka kryer.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apasiev: I japim mbështetje Mickoskit, vetëm që të mos e lejojë kosovarizimin kuvendit të Maqedonisë
U përleshen në Kuvend, shkon në ndërmjetësim lënda ndaj zv.kryeministrit Bislimi dhe tre deputetëve
Mickoski: Pres mbështetje që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit
Në liqenin e Ujmanit vendosen tabelat me simbole të Kosovës
Tahiri: Kurti, kryeministër me mendje të vogël dhe frikë të qyqarit
Avancimi i statusit në Asamblenë Parlamentare, kongresisti Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Sonte mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, temë e diskutimeve zgjedhjet e parakohshme
Prizren, arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm
Luiz Ejlli ndez atmosferën në festën e Big Brother - Egla Ceno i bashkohet në skenë duke bërë 'twerk'
U raportua se ka blerë shtëpinë e Sergio Ramos në Madrid, por Mbappe ka marrë atë të legjendës tjetër të Realit
Koloneli shqiptar në Estoni tregon hapat e mbetur për Kosovën për t'iu bashkuar NATO-s
Maqedonci jep alarmin: Serbia ka vendosur tri brigada jo shumë larg kufirit me Kosovën
Pengu i Sylvinhos për Euro 2024 është që nuk mund ta marrë një lojtar që ka pësuar lëndim së fundmi