LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Koreja Jugore kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

SHBA dhe Koreja Jugore kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë nisur më 5 nëntor stërvitje ushtarake të shkallës së vogël, disa ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me zyrtarë veri-koreanë në Nju Jork.

Programi i marinës koreane për shkëmbim ka qenë pjesë e stërvitjeve të pezulluara në muajin qershor, pasi presidenti amerikan, Donald Trump pati premtuar ndalimin e stërvitjeve ushtarake, pas mbajtjes së samitit me liderin verikorean, Kim Jong Un në Singapor.


Stërvitjet e mëdha vazhdojnë të jenë të pezulluara, mirëpo Uashingtoni dhe Seuli kanë vazhduar të realizojnë stërvitje të përbashkëta të shkallës më të vogël.

Në stërvitjet e tanishme janë duke marrë pjesë 500 marinsa amerikanë dhe jug-koreanë, afër qytetit Pohang.

Ministri jug-korean i Mbrojtjes ka thënë se Seuli dhe Uashingtoni do të vendosin para përfundimit të vitit, nëse do të realizojnë stërvitje masive ushtarake vitin e ardhshëm.

Ndërkohë Pompeo ka thënë për televizionin CBS se në ditët e ardhshme do të takohet me homologun e tij veri-korean, Kim Yong Chol, për të diskutuar kërkesat amerikane ashtu që Phenjani të denuklearizohet dhe për plane tjera, duke përfshirë mbajtjen e një samiti të dytë mes liderëve të të dyja shteteve.

“Shpresoj se do të arrijmë përparim, duke përfshirë përpjekjet për t’u siguruar se do të ndodhë një samit i dytë në mes të dy liderëve, ku mund të shtyjmë përpara çështjen e denuklearizimit”, ka shtuar ai.

Trump dhe Kim patën bërë zotime të mëdha në aspektin e denuklearizimit të Gadishullit Korean, mirëpo nga mbajtja e samitit është arritur pak përparim. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori