LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Jordania me ushtrime të përbashkëta kundër sulmeve bërthamore

SHBA dhe Jordania me ushtrime të përbashkëta kundër sulmeve bërthamore

Anëtarët e forcave të SHBA dhe Jordanisë po kryejnë sot ushtrime të përbashkëta mbrojtëse për sulme kimike, biologjike dhe bërthamore.

Sipas skenarit të ushtrimeve të sotme, substancat kimike, biologjike dhe nukleare u zbuluan në një incident të simuluar të kontrabandës, transmeton AP.

Laboratorë të lëvizshëm mbikëqyrën zonën, mblodhën mostrat dhe më pas i dekontaminuan ato.

Këto stërvitje janë pjesë e ushtrimeve ushtarake 12 ditore të quajtura “Luani i Zjarrtë”, që përfshin më shumë se 7,000 ushtarë, duke përfshirë 3,500 pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane.

Ushtrimet zhvillohen pranë qytetit jordanez të Zarka, në lindje të kryeqytetit Aman, dhe filluan një javë më parë, një ditë pasi SHBA, Franca dhe Britania nisën raketa ndaj objektivave ushtarake siriane në përgjigje të një sulmi të dyshuar kimik pranë Damaskut.

Jordania është një aleat i afërt i SHBA-së në rajon. /Telegrafi/