LAJMI I FUNDIT:

SHBA dhe Britania vendosin sanksione ndaj bandës ruse të hakerëve Trickbot

SHBA dhe Britania vendosin sanksione ndaj bandës ruse të hakerëve Trickbot

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj 7 liderëve të një bande ruse të hakerëve, bandë kjo e cila njihet si Trickbot, kanë deklaruar zyrtarët nga të dyja vendet.

Softueri keqdashës i Trickbot në një moment u numërua ndër një nga kërcënimet më të dëmshme të sigurisë në internet, i aftë për të vjedhur të dhëna financiare, për t’u përhapur nëpër rrjete dhe për të lëshuar softuerin e shpërblesës.

Grupi pas këtij softueri shihej veçanërisht si i pamëshirshëm. Në një njoftim që përshkruan masat e marra, nga Thesari i SHBA-ve deklaruan se “gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, Trickbot shënjestroi spitalet dhe qendrat e kujdesit, duke lansuar një valë të sulmeve ransomware ndaj spitaleve përgjatë Shteteve të Bashkuara”, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania “ishin përkushtuar në përdorimin e të gjitha autoriteteve në dispozicion për mbrojtjen ndaj kërcënimeve kibernetike”. Zyrtarët britanik përshëndetën vendosjen për herën e parë të këtij lloji të sanksioneve ndaj kriminelëve kibernetikë dhe bënë të ditur se kjo ishte vetëm “vala e parë” në “veprimin e ri të koordinuar” kundër grupeve të tilla.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar dhe përpjekjet tona të përbashkëta me SHBA-në për pengimin e kriminelëve kibernetikë” deklaroi Graeme Biggar, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë.

Megjithëse softueri keqdashës i Trickbot nuk është lansuar për disa vite, individët që qëndrojnë pas tij mbeten aktivë dhe ende duket se po punojnë së bashku, sipas Allan Liska, një analist i inteligjencës së kërcënimeve me Recorded Future.

Por Liksa bëri të ditur se masa e bënte akoma më të vështirë për hakerët pastrimin e parave të tyre.

Ai tha se zyrtarët amerikanë kishin lobuar që vendet e tjera të vendosin sanksione ndaj kriminelëve kibernetikë. “Fakti që ne kemi bërë që Britania e Madhe ta bëjë këtë me ne është një shenjë se vendet e tjera po e shohin këtë si një opsion të zbatueshëm për ndëshkimin e të këqijve”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Instagram po teston një opsion të ri - a do të jetë i dobishëm për ju?

Instagram po teston një opsion të ri - a do të jetë i dobishëm për ju?

Teknologji
OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Kalo në kategori