LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Ukraina dhe Moldavia më afër BE-së sipas vlerësimit nga KE-ja, vendet e Ballkanit mbesin larg

Shasha: Ukraina dhe Moldavia më afër BE-së sipas vlerësimit nga KE-ja, vendet e Ballkanit mbesin larg

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka komentuar të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën dhe vendet tjera.

Shasha në një postim në “X” ka shkruar se është hera e parë që 10 vendet që janë në proces të anëtarësimit janë vlerësuar nga Komisioni Evropian.


Ai ka shtuar se të dhëna interesante dalin nëse krahasohen sa herë KE vlerësoi secilin vend me notë të mirë dhe të keqe.

“Renditja e 10 vendeve në bazë të asaj se sa herë KE arriti në përfundimin se kishte “përparim të mirë” në kapituj të ndryshëm gjatë vitit 2023: Ukraina 26, Moldavia 21, Maqedonia e Veriut 15, Shqipëria 12, Mali i Zi 9, Kosova 8, Turqia 7, Serbia 7, Gjeorgjia 4, Bosnja e Hercegovina 4”, ka shkruar Shasha.

Komisioni Evropian miraton Raportin e Progresit për Kosovën, këto janë të gjeturat kryesore
Lexo po ashtu Komisioni Evropian miraton Raportin e Progresit për Kosovën, këto janë të gjeturat kryesore

Shasha më tej ka publikuar edhe renditjen e 10 vendeve pas vlerësimit për “asnjë përparim”.

“Renditja e 10 vendeve në bazë të asaj se sa herë KE arriti në përfundimin se nuk kishte “asnjë përparim” në kapituj të ndryshëm gjatë vitit 2023: Bosnja e Hercegovina 95, Turqia 59, Maqedonia e Veriut 40, Kosova 30, Mali i Zi 23, Serbia 23, Gjeorgjia 19, Shqipëria 16, Ukraina 10, Moldavia 6”.

Shasha ka theksuar se ky është një vështrim i papërpunuar i çështjes, megjithatë ofron një vështrim të parë të vlerësimit të KE-së për vendet.

“Një mesazh del qartë: Ukraina dhe Moldavia janë tani “konkurruesit e parë”. Ato kanë përparim më të madh se 8 vendet e tjera në 2023”, ka shkruar Shasha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori