LAJMI I FUNDIT:

Shasha: Shkrirja e Ministrisë së Integrimeve në atë të Punëve të Jashtme është gabim

Shasha: Shkrirja e Ministrisë së Integrimeve në atë të Punëve të Jashtme është gabim

Dy partitë të cilat pritet të formojnë Qeverinë e re, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë pajtuar që Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do të ketë më shumë se 12 ministri. Që të dyja partitë kanë theksuar se formati qeverisës do të jetë me 12 ministri, të cilët do të kenë nga dy zëvendësministra.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, në një intervistë dhënë Telegrafit ka thënë se kjo iniciativë që pritet ta marr Qeveria në ardhje është e mirëpritur.


Sipas tij organizimi i ministrive mund të ndikojë në përshpejtim të reformave.

“Kosova ka pasur një qeveri jashtëzakonisht të madhe me një numër të madh të ministrave, zëvendës ministrave, numri të këshilltarëve, koordinatorëve, dhe zvogëlimi i ministrive është i mirëseardhur. Pra zvogëlimi i numrit të ministrive në një numër funksional të ministrave brenda qeverisë, të cilët mund të kryejnë detyrat e veta në formë efektive. Prandaj organizimi i tyre mund të kontribojë në një përshpejtim të reformave në rrugën tonë me një racionalitet më të madh të shpenzimeve”, ka thënë ai.

Qeveria e ardhshme me 12 ministri, grafika që tregon se si mund të bëhet shkrirja e 21 ministrive
Lexo po ashtu Qeveria e ardhshme me 12 ministri, grafika që tregon se si mund të bëhet shkrirja e 21 ministrive

Mirëpo, Shasha ka përmendur një problem tek shkrirja e ministrive. Ai ka thënë se do të jetë gabim nëse shkrihet Ministria e Integrimeve Evropianë në Ministrinë e Jashtme.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, gjatë intervistës për Telegrafi.com

“Shkrirja e Ministrisë së Integrimeve në Ministrinë e Jashtme do të jetë një gabim që do të shkaktojë pasoja në rrugën integruese. Ne kemi rekomanduar që Ministria e Integrimeve të shkrihet në zyrën e kryeministrit, pasi që aty e ka vendin”, ka theksuar ai duke përmendur dhjetë arsyet pse kjo ministri duhet të shkrihet në zyre të kryeministrit.

“Së pari, procesi i integrimit është proces i rëndësisë më të madhe nacionale. 90 për qind të qytetarëve janë pro antarësimit të Kosovës në BE. Një përgjegjësi kaq e madhe, një mbështetje po ashtu kaq e madhe qytetare nuk mund të delegohet në një digaster ministror dhe të ndahet nga përgjegjësia e kryeministrit. Së dyti, procesi i integrimit duhet kuptuar që nuk është çështje e punëve të jashtme, procesi i integrimit ka të bëjë me reformat e brendshme, dhe nuk mund të ndahet si proces reformator nga kryeministri i vendit apo ta quajmë reformatori. Dhe e treta, procesi i integrimit është proces kordinues ku ka plotë institucione që duhet përfshirë, dhe të cilat duhet t’i ekzekutojnë një numër detyrash. Si i tillë kërkohet një hirearki, dikush që jep urdhëra, dhe në Qeveri është vetëm një person që jep urdhëra, e ai është kryeministri”, ka theksuar ai.

Ndërsa shkrirjen e ministrive të tjera ai e sheh si proces që mund të bëhet.

“Lidhur me shkrirjen e ministrive të tjera, kjo mund të bëhet siç është propozuar në diskurs publik. Pasi që nuk kemi parë ndonjë ëvshtirësi në bashkimin e këtyre ministrive. E vetmja gjë që e kemi nënvizuar është ajo me Ministrinë e Integrimeve”, është shprehur ai.

Ndryshe partitë që pritet të vijnë në pushtet LVV dhe LDK këtë javë kanë mbajtur takimin e katërt me radhë për të koordinuar programin e tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori