Sharon Stone rrëfen dhunën në familje: Nuk kishte ditë që nëna ime nuk rrihej

Aktorja amerikane, Sharon Stone, ka rrëfyer hapur për të kaluarën e saj të vështirë familjare dhe traumat e fëmijërisë.
Në një intervistë për The Guardian, tregoi se ajo, motra dhe nëna e saj ishin viktima të dhunës në familje, ndërsa gjyshi i saj ishte abuzues dhe i dhunshëm.
Sharon tha se ka pasur fat që të arratiset në moshë shumë të vogël përpara se të përjetonte keqtrajtime më të rënda, por theksoi se pasojat e dhunës kanë lënë gjurmë të thella tek gratë e familjes së saj.

Pavarësisht sfidave, aktorja kujton lidhjen e fortë me babanë dhe mbështetjen që i dha në një botë të dominuar nga meshkujt.
Aktorja ka kaluar gjithashtu probleme shëndetësore dhe financiare, përfshirë një goditje në tru në vitin 2001 dhe humbje miliona dollarësh.

Megjithatë, ylli i famshëm ka vendosur të fokusohet tek jeta familjare dhe ka adoptuar tre djem.
“Jam mirënjohëse që zgjodha të jem nënë, sepse Hollywood-i sigurisht nuk më zgjodhi mua”, tha Stone. /Telegrafi/
































































