Xherdan Shaqiri është njeriu i momentit te Liverpooli, kjo pasi shqiptari ishte heroi i Reds në fitoren 1-3 ndaj Manchester Unitedit.

27-vjeçari nga Gjilani u fut në lojë në minutën e 70-të dhe pas dy minutash i dha epërsinë skuadër së Jurgen Klopp, ndërsa pas tetë minutash shënoi edhe golin e qetësisë.


Në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit, ai foli për historinë e jetës së tij, duke filluar që nga fëmijëria, se si prindërit e tij ndihmuan familjarët në Kosovë dhe në fund për ëndrrën që të fitojë trofe me Reds.

capture 20181219 191847 (Foto: Liverpool FC/Twitter)

"Ky është Xherdani i ri, që atëherë dija si të pozoja. Fanella e Brazilit, mendoj se ishte fallco. Nuk e di se nga ku, por ishte dhuratë për ditëlindjen time, pasi ishte menjëherë pas Kampionatit Botëror 1998".

"Kërkova një fanellë të Ronaldos për ditëlindjes time dhe e veshja gjatë gjithë kohës".

"Pasi e shikon fotografinë e parë dhe pastaj këtë, është diçka e bukur. Ka shumë punë, normal talent, por edhe shumë punë dhe kjo më bën shumë krenar. Nga një fëmijë i vogël, në idhull të shumë njerëzve në Zvicër".

capture 20181219 191956 (Foto: Liverpool FC/Twitter)

"Familja ime është gjëja më e rëndësishme në botë. Nuk vi nga një familje e pasur, është mirë të shikoj këta njerëz rreth meje. Prindërit e mi gjithmonë kanë punuar shumë, babai im ishte punonjës i rrugëve, ai punoi shumë për familjen tonë. Ai gjithashtu u kujdes për familjen tonë në Kosovë, të cilët ishin shumë të varfër, unë jam shumë krenar për ata".

capture 20181219 192016 (Foto: Liverpool FC/Twitter)

"Në Angli është shumë vështirë të luash në Ligën Premier, duhet të jesh i fortë. Natyrisht që jam i lumtur, faleminderit Zotit që më dha këtë aftësi dhe forcë në këmbët e mia. Në fotografi ato duken të mëdha dhe realisht janë. Shumë njerëz mendojnë se qëndroj në fitnes gjithë ditën, por nuk është ashtu. Siç thonë, mos kalo asnjëherë ditën e ushtrimeve të këmbës".

capture 20181219 192043 (Foto: Liverpool FC/Twitter)

"Më pëlqen muzika, më pëlqen kitara, do doja të mësoja, ndoshta është gjëja e radhës që do ta mësoj. Më shkon shumë. Duhet të kem kujdes me zërin, duhet të jem i kujdesshëm, nuk është aq i mirë sa i Alissonit. Ndoshta ai mund të më mësoj kur ka kohë".

capture 20181219 192110 (Foto: Liverpool FC/Twitter)

"Fotografia e parë zyrtare me Klopp? Ishim dytë të lumtur që çdo gjë përfundoi dhe ne mund të fillonim kapitullin tonë. Shpresoj të kemi shumë suksese së bashku dhe gjëja më e rëndësishme të fitojmë ndeshje. Ëndrra ime është të ngriti disa trofe me këtë klub", e përfundoi Shaqiri intervistën për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app