LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri i lumtur me golin dhe paraqitjen e Zvicrës ndaj Estonisë

Shaqiri i lumtur me golin dhe paraqitjen e Zvicrës ndaj Estonisë

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka fituar ndeshjen e parë miqësore në muajin qershor para Euro 2024.

Helvetikët kanë triumfuar me rezultat 4-0 ndaj Estonisë, në një ndeshje ku shkëlqeu edhe ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Sulmuesi i Chicago Fire ka shënuar golin e fundit në këtë sfidë duke konfirmuar se ndodhet në formë shumë të mirë para Kampionatit Evropian.


Xherdan Shaqiri kontribuon me gol në fitoren e thellë të Zvicrës
Lexo po ashtu Xherdan Shaqiri kontribuon me gol në fitoren e thellë të Zvicrës

Gjilanasi pas ndeshjes ka thënë se Estonia u mbrojt shumë mirë dhe se për ta është e rëndësishme secila ndeshje pasi iu shërben shumë.

“Estonia është mbrojtur shumë mirë. Gjithë javën kemi ushtruar në sulm për të parë si do ta mposhtim atë. Mbrojtja ishte po ashtu solide”.

“E dimë që nuk kemi shumë kohë dhe secila ndeshje na shërben shumë. Në fund, është e rëndësishme që të gjithë të jemi gati dhe të luajmë miqësore të mira që të shkojmë në Evropian në mënyrën më të mirë”.

“Mendoj se ndaj Estonisë ishte një ditë e mirë ku treguam në fushë lojë të mirë”, deklaroi Shaqiri për mediat zvicerane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori