LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri: Deri në fund të gjysmëvjetorit duhet të plotësohen të gjitha 180 ditë mësimore

Shaqiri: Deri në fund të gjysmëvjetorit duhet të plotësohen të gjitha 180 ditë mësimore

Sipas kalendarit për punë në arsim, deri në fund të gjysmëvjetorit të dytë duhet të plotësohen 180 ditë mësimore, deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e vërtetë se për shkak të vonesës së fillimit të gjysmëvjetorit të dytë viti shkollor do të përfundojë më 14 në vend të 9 qershorit.

Në mbledhjen e qeverisë javën e kaluar u vendos që në vend të datës 18, gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2022/2023 të fillojë më 23 janar, ndërsa Shaqiri ka shpjeguar sot se arsyeja e fillimit të vonuar është funksionimi më i mirë i procesit mësimor.

“Për një funksionim sa më të mirë të procesit, për faktin se 18 janari është ditë e mërkurë, data 19 është ditë pushimi për shumicën e qytetarëve dhe data 20 është e premte, vendosëm që të hënën të fillojmë gjysmën e dytë të vitit. Gjithashtu, të plotësohen të gjitha 180 ditët e punës deri në fund të këtij gjysmëvjetori të dytë. Që do të thotë se edhe pse përveç datës 10 janë tre ditë pune mësimore, nuk shoh arsye që të ketë ndonjë problem”, tha Shaqiri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp të kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori