LAJMI I FUNDIT:

Shaqir Totaj: Pritet zyrtarizimi i kandidaturës sime për kryetar të Prizrenit

Shaqir Totaj: Pritet zyrtarizimi i kandidaturës sime për kryetar të Prizrenit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka thënë se së shpejti pritet zyrtarizimi i kandidaturës së tij për kryetar të Prizrenit.

Totaj është shprehur se e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren për të kandiduar për të parin e kësaj komune.


“Unë jam në kontakt me shumë votues në Komunën e Prizrenit prej të cilëve marrë përkrahje dhe nga dega e PDK-së në Prizren dhe nga Qendra ku jam nënkryetar. Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj në ATV.

“Pritet zyrtarizmi i kandidaturës, pasi të bëhet zyrtarizmi mandej e konfirmojmë. Pritet brenda prillit që të fillohet të konfirmohen disa kandidat”, u shpreh Totaj.

Kujtojmë se mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka konfirmuar se do të jetë kandidate për t’i hyrë garës për të marrë drejtimin e Prizrenit. /Telegrafi/