LAJMI I FUNDIT:

“Shantazhet dhe kërcënimet nuk po ndalen”, “largim i përkohshëm nga puna të disa sindikalistëve” – ministrja Rizvanolli raporton për gjendjen në Trepçë  

“Shantazhet dhe kërcënimet nuk po ndalen”, “largim i përkohshëm nga puna të disa sindikalistëve” – ministrja Rizvanolli raporton për gjendjen në Trepçë  

Ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen Trepça.

Gjithashtu, në këtë mbledhje do të raportojë bordi i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.


Raportimi bëhet në Kuvendin e Kosovës, salla N10, duke nis nga ora 11:00.

Ndryshe, kryeshefi ekzekutiv i “Trepçës”, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të disa punëtorëve.

Fjala është për kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin Destan Kerleshi, dy anëtarët e kryesisë, Gani Osmani dhe Fevzi Ademi dhe një minator – Esat Meha.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se këta punëtorë kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave të punës, se kanë keqpërdorur të drejtën për grevë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Ndërkaq, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka reaguar lidhur me vendimin e menaxhmentit të Trepçës për suspendimin nga puna të kryetarit të sindikatës të punëtorëve, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Në reagimin e sindikatës thuhet se shantazhet dhe kërcënimet nuk po ndalen.

“Shantazhet dhe Kërcënimet nuk po ndalen. Sot si asnjëherë tjetër është vërtetuar se Trepça SH.A. dhe Minatorët nuk kanë rëndësi për askënd, qoftë President i Republikës së Kosovës, Kryeministër, Deputet, Ministër, Kryetar Komune, Shkencëtar, Publicist, Analist, Sportist apo çka do tjetër”, thuhet në reagimin e sindikatës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave

Mirjeta Hajzeraj
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px

Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm

Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm

Crystal Evapify
U hap panairi Horeca,

U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë

Elfije Boletini
Kalo në kategori