LAJMI I FUNDIT:

Shannen Doherty poston foto pa grim: Mjaft më me standardet e bukurisë së Hollywoodit

Shannen Doherty poston foto pa grim: Mjaft më me standardet e bukurisë së Hollywoodit

Shannen Doherty dëshiron që gratë të fillojnë të bëhen reale.

Ylli i “Beverly Hills, 90210”, përdori një fotografi Instagrami pa grim dhe pa filtra të dielën për të treguar qëndrimin ndaj një standardi toksik bukurie.


“Isha duke parë filma sonte dhe vura re se kishte pak personazhe femra me të cilat mund të lidhesha. E dini, gra pa mbushës, botoks, ngritje të fytyrës. Gratë që përqafuan fytyrën e tyre dhe gjithë përvojën që tregon”, filloi Doherty.

View this post on Instagram

A post shared by ShannenDoherty (@theshando)

“Unë kam jetuar”, vazhdoi ajo. “Unë e pëlqej që kam jetuar dhe që fytyra ime pasqyron jetën time. Unë mbijetova shumë; po, kancer dhe më shumë se kaq. Tani e pranoj veten. Më në fund”.

Aktorja u diagnostikua për herë të parë  me kancer të gjirit në mars të vitit 2015, dhe pas një beteje dy-vjeçare njoftoi se ishte mirë. Por në shkurt të vitit 2020, Doherty zbuloi se kanceri i saj ishte rikthyer dhe se kishte përparuar në stadin e katërt.

Me lot në sy, Shannen Doherty njofton se i është kthyer kanceri dhe është në stadin e katërt
Lexo po ashtu Me lot në sy, Shannen Doherty njofton se i është kthyer kanceri dhe është në stadin e katërt

Ylli i “Charmed” përfundoi postimin e saj duke bërë thirrje për modele më reale: “Mjaft me revistat dhe Hollywoodin që përpiqen të na bëjnë të pranojmë”, shkroi ajo. “Unë dua të shoh gra si unë. Gratë si ne”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Kalo në kategori