LAJMI I FUNDIT:

Shala: Nëse nuk kompletohet Bordi i ZRRE-së prapë do të duhet të ndahen para për ta paguar rrymën në veri

Shala: Nëse nuk kompletohet Bordi i ZRRE-së prapë do të duhet të ndahen para për ta paguar rrymën në veri
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala fjalimin e tij e ka nisur me kritika për mungesë të kabinetit qeveritar në seancën e sotme, ku po diskutohet në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Shala bëri thirrje që sa më parë të kompletohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), derisa shtoi se institucionet përgjegjëse nuk po marrin asnjë veprim në drejtim të kompletimit të Bordit.

Ai tha se nëse nuk komplet bordi i ZRRE-së, atëherë do duhet përsëri të ndahen mjete për të paguar energjinë e shpenzuar në komunat veriore.

“ZRRE është pa kompletim të Bordit ne patëm goxha shumë problem për këtë sektor dhe prapë nuk kemi bord dhe kompletim të rregullatorit, dhe prapë nuk kemi veprim operacional në veprimin e këtij sektori, dhjetëra kompani presin përgjigje në ankesa dhe licenca dhe nuk mund të zhvillojmë veprimtarinë prapë nuk ka përgjigje nga institucionet e shtetit, për më keq ne miratuam një rezolutë e obliguam një ndërmarrje publike që të paguaj jashtëligjshëm mjetet për pjesën në veri do ishte shumë mirë, më e natyrshme dhe ligjore që ta kompletonin bordin dhe ai bord të zgjidhet sfidat që e presin, ai është përgjegjës me zgjidh problemin e energjisë në veri dhe jug. keni dhënë afat 6 muaj atëherë veproni sa më shpejt, se 6 muaj po afrohen dhe nuk do mund ta përmbushim afatin dhe përsëri kemi me nda mjetet të paligjshme për një pjesë të qytetarëve”, tha ai.

Hamza: Qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes ekonomike
Lexo po ashtu Hamza: Qeveria e Kosovës nuk e ka marr seriozisht çështjen e rimëkëmbjes ekonomike

Shala tha se kjo Qeveri të vetmin ndryshim që e ka bërë është vazhdimi i mandateve të përkohshme të bordeve të ndërmarrjeve publike.

“Çka ka ndryshuar e vetmja veprim nga qeveria prej kur ne kemi bërë kërkesë deri sot është që i ka vazhduar të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike dhe rregullatorëve mandatet e bordeve të përkohshme, pra një veprim i jashtëligjshëm ku të gjithë rregullatorët që e rregullojnë ekonominë, e kontrollojnë atë e menaxhojnë atë planifikojnë atë janë me mandate të përkohshme”, tha Shala. /KP/