LAJMI I FUNDIT:

Shala, Gjakova e Tahiri me mesazhe për Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day”

Shala, Gjakova e Tahiri me mesazhe për Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day”

Sot është Dita Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day”, ku pa hezitim, mundësi Egzon Shala, skitari Albin Tahiri dhe xhudistja Nora Gjakova dhe shumë sportistë të tjerë të Kosovës, i janë bashkuar kampanjës digjitale të Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA).

Ata kanë publikuar foto me mesazhe për lojë të pastër, që të mos përdoret dopingu gjatë garave, përcjell KosovaPress.

Mesazhet e Egzon Shalës, Nora Gjakovës e Albin Tahirit për Ditën Ndërkombëtare për Lojë të Pastër “Play True Day” i gjeni më poshtë.


“Unë luaj pastër, sepse dua të fitoj pastër”, ishte mesazhi i Egzon Shalës, i cili kishte fituar normën olimpike falë lojës së pastër që kishte bërë, dhe shkeljes së rregullave të anti-dopingut nga njëri prej pjesëmarrësve në Kampionatin Botëror “Astana 2019”.

“Të luash pastër nënkupton gjithçka që ka të bëjë me sportin. Pa lojë të pastër, nuk ka asnjë kuptim, pasi sporti përcakton barazinë ndërmjet nesh dhe nuk bënë asnjë dallim për njëri-tjetrin. Të luajmë pastër, urime Dita e Pastër”, është mesazhi i Albin Tahirit, skitarit tonë që ka plotësuar kriteret e nevojshme në katër disiplina të skijimit alpin, për normë olimpike “Pekini 2022”.

“Luaj pastër, sepse respektoj vetën dhe të tjerët”, ishte mesazhi i xhudistes Nora Gjakova, e cila ishte kampione e Evropës në vitin 2018. Po ashtu, Nora do ta përfaqësojë Kosovën me normë në Lojërat Olimpike Tokio 2022.

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Enzo Maresca paralajmëron zëvendësimin e yllit të Chelseat me një lojtar të ri

Premier League
Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

La Liga
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori