LAJMI I FUNDIT:

Shala: Ferronikeli u mbyllë në kohën e fushatës zgjedhore

Shala: Ferronikeli u mbyllë në kohën e fushatës zgjedhore

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala në seancën e sotme parlamentare ka thënë se mbyllja e përkohshme e Ferronikelit është bërë në kohën e fushatës zgjedhore.

Sipas Shalës, tashmë mbi 1 mijë punëtorë kanë mbetur në shtëpi dhe ka heshtje totale nga ana e Qeverisë së Kosovës.


“Saktësisht në fushatën zgjedhore, një metalurgjik me mbi 1 mijë punëtorë, Ferronikeli falimentoj apo u mbyll përkohësisht. Ku është Qeveria në këtë relacion? Këtë punëtorë në kohë pandemie, në kohë krize dhe për koincidence edhe në kohë fushate janë në shtëpitë e tyre”, tha Shala, përcjell Telegrafi.

Ai shton se institucionet nuk dëshirojnë të dëgjojnë karshi këtij problemi.

“Një problem i madh i madh sociale, para të cilit Qeveria jo vetëm që hesht por nuk dëshiron të dëgjoj. Ministria e Ekonomisë, ajo e Tregtisë dhe Industrisë hesht para një gjiganti të tillë industrial që ka qenë krenari regjionale, e ndoshta dhe evropiane”, shton ai.

Ferronikeli ndal përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike
Lexo po ashtu Ferronikeli ndal përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike

Shala është shprehur se Qeveria ka qenë indiferente karshi kërkesave të Ferronikelit.

“Përkundër Pakos së Ringjalljes Ekonomike të jetë kaq indiferente. A do të duhej t’i shinte Qeveria këta punëtorë në kohë pandemie? Si ka mundësi që Ferronikeli ka kërkuar dy herë takim me Qeverinë për të bashkërenduar e gjet zgjidhje për të tejkaluar krizën energjetike, por asnjë përgjigje pozitive apo negative nga organet e shtetit para një zhvillimi të tillë ekonomik në qendër të Kosovës. Pra heshtje totale”, përfundoi Shala.

Ditë më parë, Ferronikeli ka bërë të ditur se ka ndalë përkohësisht prodhimin për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se rritja e vazhdueshme e çmimit të energjisë elektrike në tregjet evropiane, katërfishimi i çmimit të energjisë ka çuar në marrjen e këtij vendimi që do të zgjasë deri në një moment të dytë kur çmimet të normalizohen. /Telegrafi/