LAJMI I FUNDIT:

Shala: Driton Gashi e Flamur Sefaj “kurban” të dikujt

Shala: Driton Gashi e Flamur Sefaj “kurban” të dikujt

Deputeti i Nismës njëherësh edhe anëtari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala ka folur rreth shkarkimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi dhe ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Shala ka thënë se nuk beson që Gashi ka punuar krye në vete për arrestimin e gjashtë shtetasve turq që ndodhi javën që lamë pas.

“Nuk besoj që Driton Gashi ka punuar krye në vete. Ai edhe ministri Sefaj janë kurban të dikujt e kjo do të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Shala në “Dossier D” në RTV Dukagjini.


Shala ka shprehur besimin që në seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet lidhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq, do të krijohet një pasqyrë më e qartë për këtë rast.

“Besoj që brenda seancës do të krijohet një komision hetimor për këtë rast dhe do të zbulohet se ku janë shkëputur hallkat e sigurisë në këtë detyrë”, u shpreh Shala, duke shtuar se AKI-ja nuk jep urdhër për arrestimin e askujt, sepse ligji nuk ja lejon.

Deputeti Shala tutje ka treguar se aprovimin për shkarkimin e Gashit nga pozita e drejtorit të AKI-së e bënë Presidenti Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën - Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Lajme
Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Mbajti fjalim fyes kundër UÇK-së, policia ndalon Igor Popoviqin

Lajme
Thaçi “zbulon shokët” e togerit të policisë të arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Thaçi “zbulon shokët” e togerit të policisë të arrestuar nën dyshimin për spiunazh

Lajme
“Nuk kam fatura për heronj

“Nuk kam fatura për heronj", fjalët e avokatit Kërveshi që i dhanë forcë Gentrit Shalës në kërkim të drejtësisë për babain e tij

Lajme
“Hape derën” - sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

“Hape derën” - sherr mes 23-vjeçarit shqiptar dhe asistentes së fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Lajme
Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

Tragjedi në Elbasan, dy vëllezër mbyten në lumin Shkumbin

Lajme
Kalo në kategori