Shahpaska: Me rregullimin e formave jostandarde të punësimit do të krijojmë vende të reja pune
Me Ligjin e ri për marrëdhënie pune qartë rregullohen format jostandarde të punësimit, me të cilën proceset e punës do të përshtaten në nevojat e reja të tregut të punës. Të drejtat e punëtorëve plotësisht do të mbrohen, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në punëtorinë “Vlerësimi i formave jostandarde të punësimit në kontekstin maqedonas”.
Ministrja potencoi se me rregullore të mirë dhe implementim të formave jostandarde të punësimit mundësohet përshtatje e shpejtë e punëdhënësve në tregun dinamik të punës dhe ballafaqim me mungesën e fuqisë punëtore.
Nga ana tjetër, tha, punëtorëve do t’ua lehtësojë qasjen në vende të reja të punës, veçanërisht grupeve të margjinalizuara, të rinjtë, gratë, punëtorët më të vjetër dhe emigrantët.
Sipas ministres, format jostandarde të punësimit nuk guxojnë të jenë mjet për zvogëlim të shpenzimeve për fuqi punëtore në llogari të të drejtave bazë të punëtorëve.
“Dhe prandaj, gjatë rregullimit të tyre duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Punëtori dhe të drejtat e tij në asnjë moment nuk guxojnë të rrezikohen”, vlerësoi Shahpaska.
Ajo theksoi se me Ligjin e ri për marrëdhënie pune qartë do të rregullohen marrëveshjet për kohë të caktuar, puna nga distanca dhe puna prej në shtëpi, angazhimi i punëtorëve në amvisëri, punë sezonale dhe periodike, punë me kohë të pjesshme.
“Më mirë do të rregulohet edhe marrëdhënia e punës duke i adresuar punësimet e fshehta, të cilat janë devijim thelbësor nga punësimi standard. Këto janë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe pikërisht sepse punëtoria është shumë e rëndësishme për ne si shtet, që të mund të sjellim zgjidhje të vërtetë të cilat do të jenë në interes të punëtorëve dhe punëdhënësve, ndërsa me atë do të jenë në interes të shtetit”, tha ministrja. Punëtoria është organizuar nga Organizata ndërkombëtare e punës, ndërsa fjalim kishte edhe koordinatori kombëtar i MOT, Emil Kërstanovski. Onlajn morën pjesë ekspertë ndërkombëtar juridik dhe ekonomik nga fusha e tregut të punës, për dialog social dhe të drejtë të punës, por edhe ekspertë dhe profesorë universitar nga shteti, ndërsa të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e punëtorëve dhe të punëdhënësve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak