LAJMI I FUNDIT:

Shahini: Rritja e taksës vendim i qëlluar, importuesit duhet të gjejnë alternativa

Shahini: Rritja e taksës vendim i qëlluar, importuesit duhet të gjejnë alternativa

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marr vendim që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për të vendosur takes, e ka miratuar kabineti qeveritar.


Këtë vendim, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, e vlerëson si të qëlluar.

Shahini për Telegrafin tha se në këtë situatë duhet të gjenden alternativa për import.

“Taksa e vënë sot nga Qeveria e Kosovës prej 100 për qind të vlerës së produkteve është një sinjal i drejtpërdrejt i hakmarrjes së Kosovës ndaj Serbisë për bllokadat e vazhdueshme që Serbia ka pasur ndaj produkteve kosovare. Alternativat për import të këtyre produkteve është i domosdoshëm në këtë situatë, prandaj Qeveria e Kosovës e ka bërë punën e vet më të mirë dhe është treguar e guximshme”, tha për Telegrafin, Shahini.

Ai tha se nëse vazhdohet të importohet nga Serbia do të ketë rritje të cmimeve, por se importuesit duhet të gjejnë alternativa nga vendet tjera të rajonit.

“Ne nëse vazhdojmë të importojmë nga Serbia do të ndikoj në çmime, por tash importuesit duhet të gjejnë alternativa nga Shqipëria, nga Maqedonia apo nga ato vende ku kemi bashkëpunim”, tha ai.

Kujtojmë se me 6 nëntor për herë të parë ishte vendosur taksa prej 10 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/