Me një varg problemesh e sfidash mund të përballet sistemi i arsimit në rast se ministria vendos përfundimisht që tekstet shkollore të blihen nga prindërit, e të rimbursohen nga Qeveria. Kjo, sipas njohësve të arsimit dhe ish-zyrtarëve të ministrisë, krijon hapësirë që nxënësit të mbesin pa libra, si shkak i mundësisë që paratë e librave prindërit t’i shpenzojnë për qëllime tjera.
Sfidues e shumë problematik po vlerësohet zbatimi në praktikë i propozimit të Ministrisë së Arsimit për blerjen e teksteve shkollore nga prindërit e nxënësve.
Njohës të arsimit thonë se para se të vendoset përfundimisht, Ministria duhet të analizojë të gjitha rrethanat dhe sfidat që do të mund të shfaqen.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, e ka cilësuar si ankth për prindërit njoftimin nga Ministria për mos shpërndarje të teksteve shkollove.
Ai ka thënë në RTV Dukagjini, se Ministria duhet të reflektojë sa më parë.
“Ministrja thotë se do t’i rimbursojmë prindërit, i bie që Ministria i ka mjetet, në anën tjetër thotë se janë çmime të shtrenjta, por nëse prindërit shkojnë dhe i blejnë vetë librat kjo nuk garanton se do t’i blejnë më lirë. Nata e djeshme ka qenë natë ankthi për mbi 120 mijë familje që kanë fëmijët e tyre nga klasa e 1 deri në klasën e 5″, Nehat Mustafa, ish-zëvëndësministër i Arsimit.
Aspak të thjeshtë në aspektin praktik të zbatimit e sheh një mundësi të tillë edhe ish-zëvendësministri Dukagjin Pupovci, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqje nga kjo ministri.
Ai thotë se do të jetë shumë e vështirë që të procedohen mijëra aplikime për rimbursim të këtyre mjeteve, teksa ka shtuar se vonesat për këtë çështje do duhej të minimizoheshin.
“Zbatimi i një opsioni të tillë nuk është aspak i thjeshtë. Në aspektin ligjor, Udhëzimi Administrativ i MASHT 13/2016 përcakton qartë procedurën e shpërndarjes së teksteve shkollore përmes DKA-ve dhe shkollave. Në aspektin praktik është punë shumë e vështirë të procesohen mbi 100 mijë aplikime për rimbursim nga prindërit dhe të ekzekutohen pagesat, me ç’rast duhet të verifikohen të dhënat për fëmijët: në cilën shkollë dhe klasë vijojnë mësimin, si dhe cilat tekste i ka përzgjedhur shkolla. Probleme tjera mund të lindin me njerëz që nuk i shpenzojnë mjetet për tekste, por për diçka tjetër, ose të tillë që i kanë llogaritë e bllokuara për shkak të borxheve. Besoj se MASHTI do t’i merr parasysh të gjitha këto sfida para se të del me një vendim përfundimtar.”, ka deklaruar Dukagjin Pupovci, ish-zëvëndësministër i Arsimit.
Por, Rinor Qehaja nga Instituti Ed Guard thotë se procesi i furnizimit me tekste shkollore gjithmonë është shoqëruar me probleme, dhe se sipas tij, duhet të shikohet si mundësi edhe ky propozim, por duke pasur parasysh problemet që mund të shfaqen.
“Pa dyshim se kërkon një përfshirje shumë më aktive të tërë komunitetit, përfshirë këtu prind, mësimdhënës, nxënës dhe më e rëndësishmja shtëpitë botuese, në mënyrë që ai mirëkoordinimi të bëhej një reformë si kjo më të prekshme, pasi që frika jonë nuk është në reformën në vete por në operacionalizim të saj pra është një iniciativë e madhe logjistike që kërkon shumë përkushtim, vëmendje nga ana e shtëpive botuese në mënyrë që të njëjtat të shpërndahen në çdo familje”, ka deklaruar Rinor Qehaja, Ed Guard.
Ndërkohë, shokues e ka vlerësuar një propozim të tillë edhe kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, i cili thotë se është barrë edhe për mësimdhënësit.
“Ne pritëm diçka më të mirë në konferencën e djeshme, e ndodhi një lajm shokues ku ajo thotë se ka telashe se gjoja shtëpitë botuese i kanë ngritur çmimet pa pritur e pa kujtuar dhe ua la tërë barrën në ditët e fundit prindërve të cilët do të presin se shtëpitë botuese a do t’i dërgojnë librat në librari dhe këta me ato pak paga që i kanë besoj një pjesë e madhe e prindërve do të ndihen në siklet sepse nuk kanë mundësi të blejnë libra sepse nuk janë përgatitur për këtë sfidë.”, ka deklaruar Rrahman Jasharaj – SBASHK.
Propozimi i ministrisë, që tekstet shkollore të mos shpërndahen sikurse viteve të kaluara, por paratë tu kalohen në llogari prindërve e më pas ata të i blejnë vetë, ka nxitur kritika të shumta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025