LAJMI I FUNDIT:

Sfida e re virale në mesin e adoleshentëve ka viktimën e saj të parë

Sfida e re virale në mesin e adoleshentëve ka viktimën e saj të parë

Në rrjetet sociale, sfidat virale shpesh paraqiten si testim për aftësitë dhe krijimtarinë e përdoruesve. Fatkeqësisht, jo të gjitha sfidat janë të padëmshme, dhe shpesh këto sfida rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve.

Javët e fundit, një sfidë e re virale është një prirje midis adoleshentëve në të gjithë botën, duke paralajmëruar prindërit dhe autoritetet për shkallën e lartë të rrezikut.


Për të bërë këtë sfidë duhen tre persona për të kërcyer.

Qëllimi është që dy prej pjesëmarrësve të presin për momentin e përsosur për të vendosur një hendek në mes, dhe në momentin kur personi në mes të kërcejë, dy personat anash t’i godasin këmbët, duke bërë që ai/ajo të bjerë plotësisht në pjesën e pasme të kokës, transmeton Telegrafi.

Kjo prirje e re, e cila u shfaq në shkolla në Venezuela, ka bërë që disa të rinj të ngarkojnë video në platforma të tilla si Tik Tok, duke treguar rëniet që ata i përjetuan.

Fatkeqësisht, sfida virale tashmë ka sjellë vdekjen e saj të parë në qytetin e Manila, në Filipine.

Sipas Business Times, një adoleshente 16-vjeçare vdiq pasi ajo pranoi sfidën dhe goditi me kokë fort dyshemenë.

Sipas dëshmitarëve, sapo ra, ajo humbi vetëdijen, dhe megjithëse u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, ajo u shpall e vdekur.

Në këtë drejtim, Dr. Anthony Manio, kirurg dhe mjek rezident i spitalit të përgjithshëm kinez dhe qendrës mjekësore në Filipine, ndau se sa e rrezikshme mund të jetë sfida e re dhe si mund të paraqesë një rrezik të madh, veçanërisht për sistemin nervor dhe skeletin.

“Ekziston mundësia që ndikimi të jetë në qafë. Sapo të godisni qafën ose palcën kurrizore, lidhja e trurit me trupin, kur prishet, mund të ju vrasë menjëherë”, shpjegoi ai.

Sipas ekspertit, edhe nëse sfiduesi arrin të mbijetojë nga sfida, përplasja me kokë në tokë mund të ndikojë në shpinë, duke përjetuar disa efekte, siç janë mpirja dhe paraliza e trupit dhe dëmtimet e tjera të palcës kurrizore.

Pas këtij incidenti tragjik, autoritetet theksojnë se sa e rëndësishme është që prindërit të kontrollojnë efektet negative jo vetëm të këtyre sfidave virale, por edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Senati amerikan miraton paketën me ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 61 miliardë dollarë

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori