Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, por e para ende jo.
Analisti i “The Guardian”, Ivan Krastev citon fjalët e një zyrtari të lartë turk për t’iu referuar problemeve gjeopolitike të rajonit të Ballkanit.
Duke përmendur fiksimin në rritje të publikut dhe qeverive me kufijtë dhe territoret, analisti pohon se kapaciteti i BE-së për të vepruar në Ballkanin Perëndimor po vihet seriozisht në provë.
Përpara se unioni të realizojë ambicien e tij për transformimin e rajonit, ai duhet të jetë i vetëdijshëm për ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin atje.
Ndërsa në vitin 2003 nuk kishte dyshime mbi të ardhmen europiane të Ballkanit, e Turqia ishte entuziaste për mundësinë e integrimit në BE, sot konkurrenca gjeopolitike është e ashpër, shkruan Top Channel.
Përmes investimeve të mëdha, sidomos në Serbi, Kina po shtrin gjithnjë e më shumë ndikimin e saj në rajon. Gjithashtu, qasja e Rusisë ndaj Ballkanit ka ndryshuar, – vijon “The Guardian”, – dhe Brukseli nuk ka nevojë të ketë një spiun në Kremlin për të ditur se Moska do të bëjë gjithçka për të penguar Maqedoninë t’i bashkohet NATO-s, jo për shkak të rëndësisë strategjike, por për vlerën simbolike të këtij akti.
Ballkani është rajoni ku Rusia mund të punojë për të destabilizuar BE-në me një kosto shumë të ulët, si nga këndëvështrimi financiar, ashtu edhe në rrezikimin e një përballjeje me SHBA. Një tjetër rrezik vjen nga Turqia, ndërsa është e paqarte sesi do t’i luajë kartat e tij në Ballkan presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“The Guardian” sugjeron se Rusia e Turqia mund të koordinojnë politikat e tyre në rajon, si në rastin e Sirisë, me Ankaranë që mund të përdorë ndikimin te komunitetet myslimane dhe Moskën tek ato ortodokse.
“Nëse BE-ja nuk vepron përballë këtyre realiteteve të reja gjeopolitike, strategjia e saj për Ballkanin Perëndimor do të dështojë”, përfundon analisti Krastev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë