Sevilla është e gatshme të paguajë pesë milionë funte për sulmuesin e Liverpoolit, Luis Alberto.

Sipas AS, klubi spanjoll ka kontaktuar Reds dhe i ka paraqitur ofertën e tyre, e cila me shumë mundësi do të merr përgjigjeje pozitive.


Lexo më shumë: Interi shfaq interesim për mesfushorin e Liverpoolit

E gjitha kjo pasi Alberto nuk është në planet e Jurgen Klopp.

23-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Deportivo La Corunas, por tani dëshiron një klub më të madh dhe Sevilla është e gatshme t’ia plotëson këtë dëshirë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Luis Alberto ishte transferuar te Liverpooli nga Sevilla në vitin 2013 për shtatë milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app