Sërish Valverde dhe Baena - Real Madrid TV reagon ashpër për kartonin e kuq

Real Madrid TV ka reaguar ashpër ndaj vendimit për kartonin e kuq të Federico Valverde në derbin ndaj Atletico Madrid, duke e cilësuar atë si një vendim të padrejtë.
Mesfushori uruguaian u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Alex Baena, vendim që shkaktoi reagime të forta si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Vetë Valverde protestoi menjëherë, por gjyqtari mbeti i vendosur në vendimin e tij.
Reagimi më i ashpër erdhi nga Real Madrid TV, që nuk kurseu kritikat: “Kartoni i kuq ndaj Valverdes është një skandal, një turp”.

Media zyrtare e klubit madrilen vuri në dyshim edhe rolin e VAR-it në këtë situatë, duke përmendur precedentë të mëparshëm.
“Nëse kujtojmë çfarë ndodhi në Osasuna, mund ta kuptojmë këtë vendim dhe pse VAR nuk e thirri gjyqtarin”.
Ndeshja u gjykua nga José Luis Munuera Montero, i cili nuk është hera e parë që ndëshkon lojtarë të Real Madridit me karton të kuq. Kujtojmë se sezonin e kaluar ai kishte përjashtuar si Valverden ashtu edhe Jude Bellingham në raste të ndryshme.
Real human beings are saying Valverde didn’t deserve a red card for this 😂
pic.twitter.com/mzRzwlXDeW
— MessiMania (@M10Update) March 22, 2026
Ky episod e bën situatën edhe më të nxehtë. Federico Valverde dhe Alex Baena nuk janë të panjohur me tensionet mes tyre. Në të shkuarën, kur Valverde luante te Villarreal, ai kishte pasur një incident serioz në tunelin e stadiumit me Baenën, ku uruguaiani e kishte goditur me grusht pas një përplasjeje verbale që përfshinte fëmijët e Baenës. /Telegrafi/






















































