LAJMI I FUNDIT:

Sërish në protestë punëtorët e Ferronikelit

Sërish në protestë punëtorët e Ferronikelit

Të martën e 23 nëntorit, punëtorët e kompanisë Ferronikeli, nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Ferronikelit do të protestojnë sërish para Qeverisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të Sindikatës, protesta do të mbahet duke filluar nga ora 12:00.


“Kjo është protesta e dytë, pas asaj të 28 tetorit, që mbahet për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës zgjidhje për kthimin në punë të mijëra punëtorëve të kompanisë, të cilët mbetën pa punë nga 8 tetori, kur u ndal prodhimi në NewCo Ferronikeli si pasojë e krizës energjetike. Protesta do të mbahet duke respektuar masat aktuale për luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike në tregjet botërore, Ferronikel ka ndërprerë punën përkohësisht. /Telegrafi/