LAJMI I FUNDIT:

Serie A: Ekipi i javës së 27-të

Serie A: Ekipi i javës së 27-të

Giorgio Chiellini dhe Mohamed Sissoko, që të dy kanë siguruar vend në formacionin e javës në Serie A pasi ndihmuan gjatë vikendit Juventusin të shënoj fitore 2-1 në ndeshjen derbi kundër Fiorentinës.

Chiellini u tregua kyç në mbrojtjen biankonere, dhe fansat duhet të jenë të shqetësuar pasi lojtari do të mungojë për gati një muaj për shkak të lëndimit.

Në anë tjetër Sissoko ishte mjaft dinamik në mesfushë, pa lënë anash edhe ndihmën e tij e tij në mbrojtje dhe asistimin e përkryer për golin e fitores të shënuar nga Fabio Grosso.

Ekipi më i mirë i vikendit të fundit në Serie A ka këtë përbërje:


Portier: Rubinho (Livorno)

Mbrojtës: Juan (Roma); Giorgio Chiellini (Juventus); Salvatore Bocchetti (Genoa)

Mesfushorë: Stefano Guberti (Sampdoria); Mohamed Sissoko (Juventus); Sergio Almiron (Bari); Andrea Cossu (Cagliari)

Sulmues: Fabrizio Miccoli (Palermo); Adailton (Bologna); Jose Castillo (Bari)

Formacioni 3-4-2-1

Rubinho

Juan – Chiellini – Bocchetti

Guberti – Sissoko – Almiron – Cossu

Miccoli – Adailton

Castillo

/Telegrafi/