LAJMI I FUNDIT:

Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin

Sergio Ramos po bëhet me ekip të ri – nuk mungon homazhi për Real Madridin

Ish-mbrojtësi i Sevillës dhe legjenda e Real Madridit, Sergio Ramos, është gati të bashkohet me një klub të ri, pas gjashtë muajsh pa ekip pasi skadoi kontrata e tij në Andaluzi. Duket se hapi i tij i radhës do të jetë në Meksikë. 

Pas bisedave gjatë verës me San Diego FC dhe disa skuadra nga Arabia Saudite, Ramos vendosi të priste për të gjetur një destinacion të ri, pavarësisht nga mosha e tij 38-vjeçare. 

 Më së fundi, u raportua se Boca Juniors e kontaktuan për një transferim, por bisedimet nuk patën sukses. 


Megjithatë, duket se Ramos ka arritur një marrëveshje me Rayados de Monterrey në Meksikë. 

 Sipas El Chiringuito, transferimi është në fazën përfundimtare, ku po zgjidhen detajet e fundit të marrëveshjes.  

Ramos do të mbajë numrin 93 – një homazh për Real Madridin dhe golin e tij në minutën e 93-të në finalen e Ligës së Kampionëve 2014 kundër Atlético Madrid, i cili çoi në fitoren e “Los Blancos” në kohën shtesë për trofeun e 10-të në histori të klubit. 

Një natë më parë, trajneri Martin Demichelis tha për Mundo Deportivo se ishte i entuziazmuar për mundësinë e transferimit të një lojtari si Ramos. 

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime 
Lexo po ashtu Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime 

“Duhet të përforcohemi në mbrojtje me një lojtar të madh që të na ndihmojë, sepse ndonjëherë kundërshtarët na shënojnë me detaje minimale. A mund ta imagjinoni çfarë do të ishte Sergio Ramos për Ligën e Meksikës? Shpresoj që kjo të realizohet”, ka thënë Demichelis.

Sergio Ramos ndihmoi në stabilizimin e mbrojtjes së lëkundur të Sevillës gjatë sezonit të kaluar, pavarësisht se Sevilla përfundoi në mes të tabelës. 

 Së bashku me Loïc Badé, ai formoi një partneritet të fortë dhe tregoi se, pavarësisht nga mosha në rritje dhe humbja e shpejtësisë, Ramos ende ka shumë për të ofruar nga pikëpamja e inteligjencës dhe eksperiencës në mbrojtje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori