LAJMI I FUNDIT:

Sërfistja në El Salvador vdes gjatë trajnimit pasi goditet nga rrufeja

Sërfistja në El Salvador vdes gjatë trajnimit pasi goditet nga rrufeja

Sërfistja më e mirë e El Salvadorit, e cila kishte qenë duke u përgatitur për debutimin sportiv Olimpik këtë verë, është goditur dhe vrarë nga rrufeja gjatë një seance stërvitore.

“Një atlete e shkëlqyeshme që ka përfaqësuar vendin tonë, ka ndërruar jetë”, tha Federata e Surfit Salvadoran.


Katherine Diaz, 22-vjeçare, kishte hyrë në ujë për të filluar një sesion trajnimi të premten, pranë shtëpisë së saj në El Tunco kur edhe ndodhi incidenti, transmeton Telegrafi.

Shërbimet e urgjencës me këtë rast u përpoqën ta ringjallin atë në plazh, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Gazeta Spanjolle AS njoftoi se një ndryshim i papritur i motit i kishte zënë në befasi ata që ishin në plazh: “qielli ishte i pastër dhe ishte një stuhi e paparashikuar që nuk dukej gjithashtu se kishte shumë intensitet elektrik”.

Ajo po stërvitej për lojërat e ardhshme ISA World Surf Games në El Salvador, ku shpresonte të kualifikohej për Lojërat Olimpike të Tokios. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori