LAJMI I FUNDIT:

Serbia siguron një marrëveshje për gaz nga Rusia, në bisedën telefonike ndërmjet Putinit e Vuçiqit përmendet edhe Kosova

Serbia siguron një marrëveshje për gaz nga Rusia, në bisedën telefonike ndërmjet Putinit e Vuçiqit përmendet edhe Kosova

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq, kanë pasur një bisedë telefonike të dielën, në të cilën siç është thënë, kanë arritur një marrëveshje për furnizim me gaz natyror të Serbisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, të dy presidentët patën një diskutim të thelluar mbi agjendën dypalëshe, duke përfshirë hapat për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me përfitim reciprok, ndërsa arritën marrëveshje, në veçanti, për ofrimin e vazhdueshëm të Rusisë me furnizime të pandërprera me gaz natyror në Serbi.


Por çfarë bie në sy në deklaratën zyrtare të ministrisë ruse, është se “zyrtarët vazhdojnë të ndajnë pikëpamjet e tyre për çështjet ndërkombëtare si situata në Ukrainë dhe zhvillimet rreth Kosovës”, përcjell Telegrafi.

Mediat e huaja: Serbia injoron sanksionet e BE-së, siguron marrëveshjen e gazit me Putinin
Lexo po ashtu Mediat e huaja: Serbia injoron sanksionet e BE-së, siguron marrëveshjen e gazit me Putinin

“Të dy liderët konfirmuan angazhimin e tyre për të vazhduar forcimin e një partneriteti strategjik midis Rusisë dhe Serbisë bazuar në lidhjet tradicionalisht të ngushta midis dy popujve”, është thënë më tej në deklaratë.

Ndryshe, rreth marrëveshjes në fjalë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare duke theksuar se ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon, presidenti i Serbisë njoftoi se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë.

Siç kishte vënë në pah The Associated Press, marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Beograd në fillim të qershorit – një vizitë e rrallë e një zyrtari të lartë rus në një vend evropian që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë më 24 shkurt.

Sidoqoftë, vlerëson mediumi në fjalë, nuk është e qartë se si Serbia do ta merrte gazin rus nëse BE-ja vendos të mbyllë furnizimin rus që “lëvizë” përmes vendeve të saj anëtare.

Kurti reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi për gazin, rikujton deklartën e Vuçiqit për veriun e Kosovës
Lexo po ashtu Kurti reagon për marrëveshjen Rusi-Serbi për gazin, rikujton deklartën e Vuçiqit për veriun e Kosovës

Siç kujton mediumi në fjalë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të dënojë në mënyrë eksplicite agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe vendi i tij nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Më tej AP ka theksuar se nën sundimin autokratik 10-vjeçar të Vuçiqit dhe propagandën e pamëshirshme pro-Kremlinit, Serbia ka rrëshqitur gradualisht drejt rreshtimit me Rusinë.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe sondazhet sugjerojnë se një shumicë në vend do të preferonte të bashkohej me një lloj bashkimi me Moskën sesa me BE-në.

Reagime rreth kësaj marrëveshje, përveç mediave të huaja, kanë ardhur edhe nga Kosova dhe Serbia.

“Ata as nuk duhet të takohen më: marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

"Putini e Vuçiqi negociuan si dileri me narkomanin", thotë Dushan Janjiq rreth marrëveshjes për gaz ndërmjet Rusisë dhe Serbisë
Lexo po ashtu "Putini e Vuçiqi negociuan si dileri me narkomanin", thotë Dushan Janjiq rreth marrëveshjes për gaz ndërmjet Rusisë dhe Serbisë

Një reagim tjetër ka ardhur edhe nga shefi i stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, duke pyetur Bashkimin Evropian se deri kur do ta tolerojë këtë sjellje të Serbisë, pasi që kjo e fundit është kandidate për t’iu bashkuar BE-së.

Ndërsa analisti serb, Dushan Janjiq ka vlerësuar se “rezultati i bisedës telefonike mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë na e bëri të qartë se bëhet fjalë për një mjek apo diler dhe një narkomani që ka ardhur deri te droga”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori