LAJMI I FUNDIT:

Serbia shtrëngon masat pas rritjes më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga prilli

Serbia shtrëngon masat pas rritjes më të lartë të rasteve me COVID-19 që nga prilli

Serbia ka shtrënguar sërish masat e kufizimit si pasojë e COVID-19 pas regjistrimit të pikës së saj më të lartë në rastet e coronavirusit që nga prilli.

Madje, sipas Euronews, përcjell Telegrafi, tri spitale në Beograd, pas një pushimi prej vetëm një muaji, janë shndërruar përsëri në hapësira vetëm për pacientët me coronavirus.

“Shtretërit mbushen me një shpejtësi të shpejtë sapo ato të vihen në dispozicion të pacientëve me COVID-19”, ka thënë mjeku i një prej spitaleve AFP-së në kushte anonimiteti.


Pasi ka kaluar valën e parë të epidemisë në fillim të majit, Serbia ka parë një “rigjallërim” të numrit të rasteve, duke u rritur zyrtarisht nga rreth 50 infeksione ditore një muaj më parë në më shumë se 350 sot.

Vendi kishte larguar masat e bllokimit duke lejuar tubime të mëdha siç janë edhe ndeshjet sportive.

Serbia ishte vendi i parë në Evropë që mbajti zgjedhjet pas heqjes së masave të bllokimit dhe që prej asaj kohe, disa zyrtarë qeveritarë përfshirë ministrin e mbrojtjes kanë dalë pozitiv në testimin për virus.

Atje ka pasur gjithsej më shumë se 15,000 raste dhe pak nën 300 vdekje në vend që nga fillimi i epidemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori