LAJMI I FUNDIT:

Serbia i shkruan EULEX-it për serbët e burgosur në Kosovë

Serbia i shkruan EULEX-it për serbët e burgosur në Kosovë

Me protesta nuk iu eci. E tash autoritetet serbe iu janë kthyer kërkesave zyrtare për lirimin e dy serbëve të arrestuar fundvitin e kaluar në pjesën veriore të vendit.

Veçse kërkesa nuk erdhi në adresë të Kosovës, ku edhe po qëndrojnë Sllagjan Trajkoviq e Millan Axhiq, por Zyra për Kosovë në qeverinë serbe e dërgoi atë në EULEX.


Këtij misioni iu ofrua një siguri se Beogradi do të kujdeset që dyshja të jetë vazhdimisht në dispozicion të EULEX-it, në rast se lirohen për t’u mbrojtur në liri.

“Japim garanci shtetërore se Axhiqi dhe Trajkoviqi do të jenë në dispozicion të misionit të EULEX-it gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës kundër tyre, nëse personat e përmendur lirohen përkohësisht nga paraburgimi gjyqësor në Podujevë dhe atyre u lejohet të mbrohen në liri”, ka thënë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, raporton Klan Kosova.

Kjo kërkesë po thuhet që mund të ndikojë për të keq në praktikën që mund të krijojë mw pastaj dhe sipas juristit Florim Shefqeti, vendimi i EULEX-it duhet të jetë negativ.

Millan Axhiq është i dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë, dhe u arrestua në pikën kufitare në Jarinjë.

Derisa Sllagjan Trajkoviq, që shërbeu edhe si polic në stacionin e Mitrovicës së Veriut, si i dyshuar për krime lufte në komunën e Vushtrrisë iu vunë prangat në kohën kur në veriun e vendit ishin vendosur barrikada pikërisht për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici tjetër, Dejan Pantiq.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori