LAJMI I FUNDIT:

“Serbia po tenton të afrohet me SHBA-në”, ish-ambasadori Avni Spahiu apel institucioneve: Ripërtërini kontaktet me Kongresin

“Serbia po tenton të afrohet me SHBA-në”, ish-ambasadori Avni Spahiu apel institucioneve: Ripërtërini kontaktet me Kongresin

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, kërkon nga krerët institucionalë të fuqizojnë diplomacinë dhe lobin shqiptar në Amerikë për të ripërtërirë kontaktet me Kongresin në Uashington.

Pas letrës së 16 anëtarëve të Kongresit të SHBA-së dërguar presidentit Biden në përkrahje të Serbisë, Spahiu thotë se kjo e fundit përmes gënjeshtrave po tenton të afrohet me administratën e re amerikane.


Ai thotë se institucionet në Kosovë ka kohë të gjatë që nuk kanë punuar si duhet me SHBA-të.

“Unë prapë mendoj se lidershipi ynë duhet të bëjë vizita më të shpeshta në Amerikë dhe sidomos të ripërtërijë kontaktet me Kongresin amerikan për të bindur Kongresin për të vërtetën me Serbinë që e ka bërë në të kaluarën. Pasi aty kishte shumë gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra të cilat thirret Serbia në raport me Amerikën, kur e dimë se Serbia s’ka pasur një rol në të kaluarën. Ka qenë (ish-)Jugosllavia ajo që ka zhvilluar marrëdhënie me Amerikën dhe jo Serbia, pasi ka qenë vetëm njëra prej Republikave. Aty kishte shumë gënjeshtra që i merr meritat vetëm për të bindur kongresmenët por edhe administratën Biden se Serbia është ajo në rajon që duhet mbështetur. Mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim dhe të punojmë sepse miqësia e përhershme forcohet dhe vazhdon të ekzistojë deri sa ne e ushqejmë atë miqësi. Për të ruajtur një mik duhet shumë punë dhe pandërprerë. S’mundemi të themi që e kemi një mbështetje të Amerikës dhe s’na duhet të punojmë me të se kjo vetëkuptohet. Jo, ne duhet të jemi pranë atje dhe mos të bëjmë gabime”, thotë ai.

Spahiu e konsideron shqetësuese edhe aktivizimin e lobit serb në SHBA dhe tendencën për përafrim me presidentin Biden.

“Përkundër faktit se Serbia ka qenë e bombarduar nga SHBA dhe NATO në rastin e agresionit të saj në Kosovë, qeveria e tanishme serbe po bënë përpjekje të jashtëzakonshme që të afrohet me administratën amerikane. Në të vërtetë ka një garë të hapur të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të krijojnë aleancë apo miqësi me SHBA-në. Ky është vetëm një reflektim, më parë presidenti serb vet ka qëndruar në Uashington dhe ka kërkuar që të ketë raporte miqësore dhe gjeostrategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është vetëm një shembull lidhur me këtë që e pohova. Është krijuar një lob serb në Uashington në Kongresin amerikan më saktë dhe po vepron në mënyrë aktive duke afruar qëndrimin dhe përfituar simpatinë e administratës Biden ndaj Serbisë duke u shtirur gjoja si një aleat i natyrshëm të SHBA-së. Edhe më parë ka pas një lob të tillë i cili ka qenë krejtësisht i pafuqishëm kundër lobit shqiptar në Kongres. Ai ka qenë shumë aktiv gjatë periudhës së viteve ‘80-ta, por edhe pas shpalljes së pavarësisë, pasi kemi pasur disa miq në Kongres”, deklaroi Spahiu.

Rrjedhimisht, sipas tij, diplomacia kosovare duhet të ndryshojë qasje dhe të angazhohet shumë për të siguruar figura të tjera lobuese për Kosovën në SHBA.

“Ka relativisht një kohë të gjatë që nuk kemi punuar si duhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk e kam fjalën vetëm për këta bartës të detyrave të Ministrisë së Jashtme që janë aktualë, por një kohë të gjatë ne e kemi neglizhuar shumë gjëra. Madje edhe punën me Kongresin duke pas parasysh se disa nga miqtë tanë si Eliot Engel dhe të tjera nuk janë. Ne nuk kemi bërë përpjekje të duhura, po them përpjekje të vogla ndoshta, por përpjekje të mjaftueshme për të siguruar figura të tjera në kuadër të lobit shqiptar në kongresin amerikan. Unë mendoj se i përket edhe komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët kanë bërë aq shumë të kaluarën pikërisht duke punuar me Kongresin, që tani të përpiqen të rekrutojnë kongresmenë të rinj që do të merreshin me çështjen e Kosovës dhe mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës”, shton ai.

Sa i përket mundësive që zvarritja e dialogut Kosovë-Serbi, t’i ndryshojë në qasjen e SHBA-së karshi Kosovës, Spahiu thotë se një gjë e tillë nuk qëndron. Prandaj, sipas tij në dialogun me Serbinë, Kosova duhet t’i shikojë interesat e veta dhe mos të pranojë kompromise.

“Ne duhet t’i shkojmë interesat tona sa i përket dialogut, të mos pranojmë kompromise të panevojshme si kemi bërë në të kaluarën, të shohim se ajo çka mund të bëhet të bëhet, ajo që nuk mund të lejohet nëse është sado pak e dëmshme për Kosovën nuk duhet të bëhet”, deklaron ai.

Ditë më parë ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, bëri publike një letër të 16 anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve dërguar Presidentit Biden në përkrahje të Serbisë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, iu shkroi të 16 kongresistëve amerikanë, ku kërkoi nga ta që të tërheqin nënshkrimin, duke iu kujtuar besnikërinë e shqiptarëve ndaj amerikanëve në periudha të ndryshme historike, ndërsa edhe veprimet e Serbisë që kanë qenë kundër Shteteve të Bashkuara dhe pro Rusisë, raporton KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori