Vendimi i para një viti nga Bashkimi Evropian që serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë të mos mund të udhëtojnë pa viza, duket se do të komplikojë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë, pasi autoritetet në Beograd thonë se i janë drejtuar BE-së me një kërkesë e cila mund t’i mbajë serbët e Kosovës larg të bërit kosovar me pasaportë. E në të njëjtën kohë të udhëtojnë pa viza.
Nëse Serbia ka sukses, serbët e Kosovës nuk do të jenë të detyruar që të pajisen me pasaporta të Kosovës për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.
Qeveria e Serbisë, nëpërmjet Zyrës për Kosovën i ka konfirmuar portalit online të Bashkimit Evropian “Euroactiv” se ka kërkuar zyrtarisht nga BE që serbët e Kosovës të mos detyrohen të pajisen me pasaporta të Kosovës për të përfituar nga liberalizimi i vizave.
“Ne kemi kërkuar nga BE-ja që liberalizimi i vizave të përfshijë serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyre”, ka thënë në një deklaratë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, transmeton Insajderi.
Serbëve të Kosovës u është hequr e drejta e udhëtimit pa viza me pasaporta serbe, pavarësisht se me Kushtetutën e Kosovës ata gëzojnë të drejtën e dyshtetësisë. Ata janë pajisur me pasaporta serbe të lëshuara nga Zyra Koordinuese në Mitrovicën e Veriut.
“Liberalizimi i vizave nuk duhet të zbatohet për një lloj dokumenti, por për të gjithë qytetarët e territorit që u është dhënë e drejta e lëvizjes pa viza”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën.
Por siç citon “Euroactiv.com”, Qeveria e Kosovës thotë se vetëm qytetarët e pajisur me pasaporta të Kosovës mund të gëzojnë udhëtimin pa viza.
“Çdo qytetar i Kosovës duhet të ketë një pasaportë biometrike për të gëzuar të drejtën e lirisë së lëvizjeve në BE”, citohet të ketë thënë Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë.
Këtë e ka bërë të qartë edhe komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos gjatë vizitës së tij në Prishtinë.
“Më lejoni të jem i qartë: vetëm pasaportat e Kosovës njihen”, ka thënë Avramopoulos para gazetarëve në Prishtinë.
Por, përderisa serbët në Kosovë në përgjithësi nuk preferojnë të marrin pasaportat e Kosovës, shefja e Administratës së Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq në një prononcim për Radio Evropën e Lirë, ka inkurajuar serbët e veriut që të aplikojnë sa më shumë për dokumentet që i lëshojnë autoritetet e Republikës së Kosovës.
“Nëse me pyesni se a nxjerrin qytetarët e veriut pasaporta të Kosovës, përgjigja është po”, ka thënë Hoxhiq.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
A po i rehabiliton shteti të dënuarit për tensionet në veri?
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri